TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vuçiq rikthen retorikën e Millosheviqit, fajëson Perëndimin për operacionin ushtarak kroat “Stuhia”

by Teve1
3 muaj ago
5
A A
Vuçiq rikthen retorikën e Millosheviqit, fajëson Perëndimin për operacionin ushtarak kroat “Stuhia”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ceremonisë së shënimit të Ditës së Përkujtimit për serbët e vrarë dhe të dëbuar në operacionin ushtarak kroat “Stuhia” (Oluja), përdori akuzat e kritikat që i bën herë pas here karshi Perëndimit, duke rikthyer narrativën e njohur të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.

Duke folur në Mrkonjiq Grad, Vuçiq Vuçiq përsëriti narrativën e njohur të regjimit të Millosheviqit, duke mohuar përgjegjësinë e Serbisë për luftërat në ish-Jugosllavi, duke i paraqitur serbët ekskluzivisht si viktima dhe duke fajësuar Perëndimin për ngjarjet e viteve 1990. Derisa tha se Serbia nuk do të lejojë më kurrë që të përsëritet “Stuhia” dhe pretendoi se vendi është mjaftueshëm i fortë për ta mbrojtur popullin serb.

Sipas deklaratave të tij të publikuara nga mediat e rajonit, ai përsëriti pretendimet se serbët nuk ishin përgjegjës për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, duke akuzuar Kroacinë dhe duke thënë se serbët vetëm kanë dashur të mbrojnë shtetin e përbashkët dhe të qëndrojnë në vatrat e tyre.

Në fjalimin e tij, Vuçiq akuzoi vendet perëndimore se i kanë ofruar mbështetje politike, ushtarake dhe logjistike Kroacisë gjatë operacionit “Stuhia”, duke përmendur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane. Ai tha se Republika Serbe e Krajinës ishte sulmuar “nga i gjithë bota”, ndërsa kërkoi falje për, siç u shpreh ai, paaftësinë e Serbisë për t’i mbrojtur serbët e dëbuar.

Në ceremoni foli edhe deputeti malazez Milan Knezheviq, i cili sulmoi autoritetet e Malit të Zi për pjesëmarrjen në ceremoninë e shënimit të operacionit “Stuhia” në Zagreb.

Operacioni ushtarak kroat “Stuhia”, i zhvilluar në gusht të vitit 1995, i dha fund ekzistencës së entitetit të vetëshpallur serb në Kroaci dhe konsiderohet nga Kroacia si operacion çlirimtar, ndërsa Serbia e përkujton si një ngjarje të dëbimit masiv të serbëve.

Në fjalimin e tij, Vuçiq përdori një narrativë të ngjashme me atë të viteve të nëntëdhjeta, duke fajësuar Perëndimin dhe duke paraqitur serbët gjoja si viktimë të politikave ndërkombëtare.

 

 

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

Protesta në Tiranë, tetë të lënduar, mes tyre një deputet dhe katër protestues

Protesta në Tiranë, tetë të lënduar, mes tyre një deputet dhe katër protestues

Protesta del jashtë kontrollit, protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

Protesta del jashtë kontrollit, protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

​Tjetër përballje mes protestuesve dhe policisë, nis tensioni te Kryeministria në Tiranë

​Tjetër përballje mes protestuesve dhe policisë, nis tensioni te Kryeministria në Tiranë

Edhe LDK e refuzon takimin e nesërm konsultativ me Albulena Haxhiun

Albulena Haxhiu u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të marrin pjesë në zgjedhje

Arsenali barazohet me pikë me Cityn, mposht Evertonin

Arsenali barazohet me pikë me Cityn, mposht Evertonin

Bayerni konfirmon gjendjen e trajnerit Kompany

Bayerni konfirmon gjendjen e trajnerit Kompany

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë pas të shtënave në një aheng në Batllavë

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

Shkarkohet kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi

Shkarkohet kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi

Protesta në Tiranë, tetë të lënduar, mes tyre një deputet dhe katër protestues

Protesta në Tiranë, tetë të lënduar, mes tyre një deputet dhe katër protestues

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën