Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë, i cili ka ndodhur të mërkurën rreth orës 00:45 në Vushtrri.
Sipas Policisë, një burrë kosovar është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se është sulmuar dhe rrahur nga disa persona të panjohur, të cilët kanë përdorur mjete të forta.
“Lidhur me rastin, viktima mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi i njëjti dyshohet se është rrahur nga disa persona të panjohur me mjete të forta”, thuhet në raportin e Policisë.
Në vendin e ngjarjes, sipas Policisë, është gjetur një veturë e aksidentuar, katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë, si dhe një fishek tjetër brenda veturës.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.







