tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Von der Leyen: E ardhmja e Ballkanit dhe Ukrainës është në BE

tëvë1 nga tëvë1
13/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka konfirmuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, e Ukrainës dhe Moldavisë është në Bashkimin Evropian.

Në fjalimin vjetor në Parlamentin Evropian rreth gjendjes në BE, Von der Leyen që prezanton momentin më të rëndësishëm në vit për institucionet evropiane, ku shefja e ekzekutivit të BE-së prezantoi vizionin për vitin që vjen, por edhe vitet tjera në vijim.

Ajo ka thënë se BE do të jetë në anën e Ukrainës në çdo hap për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

“Mbështetja jonë për Ukrainën do të jetë e qëndrueshme. Ne kemi dhënë 12 miliardë euro vetëm këtë vit për të ndihmuar pagesën e pagave dhe pensioneve. Për të ndihmuar në funksionimin e spitaleve, shkollave dhe shërbimeve të tjera. Dhe përmes propozimit tonë sa më të shpejtë, ne po rrisim prodhimin e municioneve për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave të menjëhershme të Ukrainës. Por ne po shohim edhe më tej. Kjo është arsyeja pse ne kemi propozuar 50 miliardë euro shtesë gjatë katër viteve për investime dhe reforma. Kjo do të ndihmojë në ndërtimin e së ardhmes së Ukrainës për të rindërtuar një vend modern dhe të begatë. Dhe kjo e ardhme është e qartë për t’u parë. Kjo Dhomë e ka thënë me zë të lartë: E ardhmja e Ukrainës është në Bashkimin tonë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin tonë. E ardhmja e Moldavisë është në Bashkimin tone”, ka theksuar Von der Leyen. /kp

DASh thotë se nuk i ka verifikuar raportet se Serbia ka tërhequr trupat në afërsi të kufirit me Kosovën

02/10/2023

Kuçi: Jam i bindur që ish-krerët e UÇK-së do të dalin faqebardhë

02/10/2023

Kuçi: Nëse KFOR-i merr veriun, Kosova kthehet para 17 shkurtit të 2008-ës

02/10/2023

Kuçi: Rama nuk do duhej ta bënte publikisht propozimin për tryezë, Kosova nuk e pranon ndjenjën e paternalizmit

02/10/2023

Super Broja, sulmuesi “kuqezi” gjen golin e parë me Chelsea

02/10/2023

Kuçi: Vuçiq është një idiot që mendon se me veprimet e Millosheviqit mund të sjellë rezultate

02/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.