Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë lidhur me projektligjin për Gjykatën Speciale.
Çitaku, ka shkruar se UÇK’ja është më e madhe se një qeveri e çdo interes partiak.
‘’UÇK është pakrahasimisht më e madhe se një cikël zgjedhor. Më e madhe se një qeveri. Më e madhe se çdo interes partiak.
Është nder për ne që na ra hise ta mbrojmë veprën e UÇK-së, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës’’, ka shkruar Çitaku.







