TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vidovdani si kërcënim hibrid kundër Kosovës

by teve1
1 orë ago
0
A A
Vidovdani si kërcënim hibrid kundër Kosovës

Shkruan: Arben Fetoshi

Teksa merr ca rreze në brigjet e Egjeut, simbolika e plazhit dhe dy mendimtarë të shquar e gozhdojnë Vuçiqin dhe mashtrimin e madh të Vidovdanit.

Aty ku “zhduken” dallimet dhe mbi pushuesit grekë, shqiptarë, serbë, e të tjerë sundon deti e dielli, filozofi i brigjeve matanë, Herakliti, para 2500 vjetësh ka treguar se ndryshimi është proces i pandalshëm dhe se historia, ashtu si lumi i tij (nuk mund të hysh dy herë në të njëjtin lumë), nuk mund të kthehet 28 apo mbi 100 vjet mbrapa.

Shumë më vonë, 35 vjet më parë, Ukshin Hoti ia kujtonte Serbisë se historia nuk mund të komandohet dhe se interpretimet për interesa hegjemoniste, e bëjnë Kosovën kult të robërisë së saj (Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare, Rozafa, 1995).

Më shumë se 27 vjet pas luftës dhe pavarësisht “bashkëjetesës” pa dallime në plazhet e Egjeut, Serbia e Vuçiqit vazhdon ta instrumentalizojë historinë, duke ushqyer mitin që e ka gjakosur atë.

Vidovdani nuk është një përvjetor historik apo fetar, por është kthyer në ritual të thirrjeve për konflikt e dhunë.

Në strategjinë hibride të pas Millosheviqit, Vidovdani është mekanizmi që ushqen narrativat manipuluese për “Botën Serbe”: viktimizimin, tokën e “shenjtë” dhe agresionin e Perëndimit.

Sakralizimi dhe Beteja e Kosovës

Një ngjarje historike e përpjekjeve të Ballkanit kundër zgjerimit osman (Muhadri, 2021; Malcolm, 1998), tenton të përvetësohet si një moment themelor i identitetit serb dhe si “dëshmi” për të drejtën e përjetshme mbi Kosovën (Koviç, 2023; Kisha Ortodokse Serbe, Dioqeza Rashkë-Prizren).

Beteja e Kosovës është strumbullar i nacionalizmit ortodoks serb, me mitin që i shërben ndërgjegjes, besimit dhe mobilizimit “patriotik”. Sepse, nuk kanë rëndësi faktet, rëndësi ka interpretimi.

Vetëm tri vjet pas Memorandumit të Akademisë së Shkencave (1986) që artikuloi “viktimizimin serb”, Millosheviqi organizoi 600 vjetorin e saj në Fushë Kosovë, për ta nisur projektin e Serbisë së Madhe, të maskuar me “mbrojtjen” e tyre.

Ajo që pasoi: dhunë sistematike, luftë, masakra dhe gjenocid në Kroaci, Bosnjë e Kosovë (HRW, 2001).

Më 1999, bombardimet e NATO-s diktuan ndryshim narrative, por thelbi mbeti njësoj: mohim i krimeve, Kosova është “zemra e Serbisë”, e “grabitur përkohësisht” nga agresioni perëndimor.

Kështu duhet ta mësojnë historinë nxënësit që organizohen përmes Kishës Ortodokse në “Shkollën Shpirtërore të Prizrenit” dhe të nxiten të rinjtë me “Besëlidhjen e Vidovdanit”, sepse kështu manipulohet e vërteta dhe përvetësohet beteja në funksion të qëllimeve ekspansioniste.

Sakralizohet, që të mos negociohet. Me shenjtërinë nuk bëhet kompromis. Në Bruksel shkohet për ta fituar “konstruktivitetin”, por s’mund të pranohet realiteti ‘tokësor’ me Republikën e Kosovës.

Në këtë mënyrë, Vidovdani i shërben refuzimit dhe e pengon normalizimin e raporteve.

Nëse e vërteta e Heraklitit nuk i bezdis për shkak të detit të pafund të mundësive të modernitetit, e vërteta e Ukshin Hotit është e rëndë dhe e pakapërcyeshme.

Historia e tij e izolimit, burgosjeve (1981, 1993, 1994), syrgjynosjes e deri te zhdukja në vitin 1999, është konstantja e politikës jugosllave dhe serbomadhe, para e pas Millosheviqit.

Të ngujuar në “robërinë” e kultit të Kosovës dhe në çmendurinë për ta mohuar “njohjen e historisë së shqiptarëve”, e lidhën në zinxhirë, e linçuan, e torturuan, e humbën pa gjurmë, por historinë “nuk e komanduan dot”.

Viktimizimi në provën e Ukshin Hotit

Një betejë e humbur me osmanët, por “i flijuar për mbrojtjen e Krishterimit”.

Ky është narracioni kishtar për princin Llazar që zgjodhi “Mbretërinë Qiellore”, mbi të cilin është kultivuar sakralizimi i Kosovës.

Një amalgamë e të dhënave selektive të ngjarjes me martirizimin kishtar, për ta “shenjtëruar” Kosovën si themel të identitetit serb.

Ky viktimizim “elaborohet” si e vërtetë historike në libra, predikime fetare e ligjërime politike, deri në ditët e sotme.

Nuk ka rëndësi nëse faktet flasin ndryshe; nuk ka rëndësi dhuna, masakrat e dëbimi masiv i shqiptarëve nga Nishi, Toplica, Leskovci, Kurshumlia, Vranja e zona të tjera, gjatë viteve 1877-1878 (Malcolm, 1998); s’ka rëndësi as qëllimi i njëjtë me operacionin “Patkoi” që tentoi Millosheviqi në vitin 1999.

Rëndësi ka që bombardimet e NATO-s, të cilat e penguan spastrimin etnik, të kornizohet si agresion, dhe Beteja e Kosovës, Vidovdani e Gazimestani të vazhdojnë të përdoren si instrumente të luftës narrative për Kosovën.

Në këtë kuadër, viktimizimi është strategji për shmangien e përgjegjësisë lidhur me krimet e luftës në Kosovë dhe propagandë për mobilizim emocional, e certifikuar përmes klerit fetar. Sot, viktimizimi shënjestron institucionet shtetërore, Policinë e Kosovës dhe sistemin e drejtësisë.

Pretendimet për represion e terror ndaj “popullit serb” (Petkoviq, 25.06.2026) dhe për “krimet” e UÇK-së gjatë luftës që “nuk hetohen qëllimisht” (B92, RTV, Tanjug), synojnë demonizimin e Republikës së Kosovës, mashtrimin e opinionit ndërkombëtar dhe pengimin e integrimit të komunitetit serb.

Millovan Drecun tenton “ndërrimin e roleve”, duke i cilësuar arrestimet e serbëve lidhur me Reçakun si përpjekje për margjinalizim të krimeve të UÇK-së në prag të vendimit të Hagës.

Vetë ka deklaruar se i kanë furnizuar Dhomat e Specializuara me mijëra faqe dëshmi (RTS, 2023), por për çudi nuk paskan arritur t’i zbulojnë “krimet e UÇK-së” ndaj 500 serbëve të zhdukur në Kosovë?!

Ndërkohë, për ta relativizuar përgjegjësinë e tyre, e mohojnë Reçakun si “komplot” (YIHR, 2019), për shkak të peshës së ambasadorit Walker, por nuk e çelin gojën për Krushën, Fortesën, Celinën, Mejen e 150 masakrat e tjera në Kosovë.

Edhe kryekomisioneri qeveritar për të zhdukurit, Velko Odalloviq i bashkohet Drecun-it, duke i quajtur terroristë viktimat e masakrës së Reçakut (Kosovo Online, 25.06.2026). Sipas kësaj logjike, edhe Ukshin Hoti ishte terrorist, ndonëse e kishin të lidhur në pranga kur e zhdukën. Prandaj, Odalloviq s’ka denjuar t’i tregojë Andinit sa ishte në krye të Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit, se çfarë kishte ndodhur, ku ishte babi i tij?!

Loja e pushtetit dhe “padrejtësia” e Perëndimit

Fakti që edhe 27 vjet pas luftës fabrikimet kundër UÇK-së qarkullohen e rikthehen në komunikimin strategjik serb, e vërteton dimensionin e tyre politik dhe ndërkombëtar.

Në domenin e luftës hibride, rëndësia e pretendimeve nuk lidhet me vërtetësinë, por me efektivitetin e receptimit publik.

“Terrorizmi i UÇK-së” është narrativë që godet dyfish: Kosovën e pavarur dhe “padrejtësinë” e Perëndimit. Përdoret për ta justifikuar militarizimin si “mbrojtje” përmes rreshtimit me Rusinë e Kinën dhe për ta nxitur mobilizimin e brendshëm përmes “viktimizimit” e Vidovdanit.

Në lojën e pushtetit, Vuçiq shërbehet me simbolikat e krenarisë, fuqisë dhe zhvillimit ekonomik. Organizon aktivitete dhe liturgji frymëzuese para Vidovdanit, mobilizon mbështetje elektorale në Beograd dhe demonstron sisteme të reja luftarake më 28 qershor. (RTS, 25.06.2026).

Për shkak të trysnisë së protestave dhe skadimit të mandatit, nën flamurin gjigant të Serbisë improvizon një “fletëvotim” për prioritetet e qytetarëve dhe shpalos programin e “unitetit (Serbia, një familje), “mbrojtjes” së Kosovës dhe zhvillimit ekonomik”.

Pavarësisht vendimit të GJND-së (ICJ, 22.07.2010), njohjes së Kosovës nga 121 shtete dhe përpjekjeve për normalizim në kuadër të procesit të Brukselit, Vuçiq vazhdon të thirret në të drejtën ndërkombëtare, të ankohet në padrejtësinë e Perëndimit dhe të zotohet për kthimin e “tokës së tyre” (Kosovo Online, 21.03.2026).

Sipas tij, Herakliti nuk ka të drejtë nëse nuk i jep të drejtë Serbisë. Për këtë arsye, Vidovdani është një operacion hibrid që duhet të demaskohet:
– Beteja e Kosovës nuk është ngjarje serbe dhe s’mund të përdoret për pretendime politike;
– Serbia nuk mund ta evitojë përgjegjësinë shtetërore për krimet dhe gjenocidin në Kosovë;
– NATO nuk është agresor, por forca që pengoi spastrimin etnik të Kosovës.

Derisa Kosova të trajtohet si mit dhe nuk pranohet si realitet, Vidovdani do të mbetet rituali i këmbanave të luftës në Ballkan.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kulla: Autoblinda “Shota”, përpjekje modeste e Shqipërisë

Një shpjegim i detyruar për Dritan Goxhajn

Dëgjoje Rininë, Kryeministër!

Dëgjoje Rininë, Kryeministër!

Nga ndërgjegjësimi qytetar te sfida evropiane

Nga ndërgjegjësimi qytetar te sfida evropiane

“Vjosa-Kurti”, aleanca që po ndryshon skenën politike?

“Vjosa-Kurti”, aleanca që po ndryshon skenën politike?

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Dyshohet se i vuri zjarrin punëtorisë së babait, arrestohet një person në Kamenicë

Gjendet një mjet shpërthyes në lumin Erenik

Gjendet një mjet shpërthyes në lumin Erenik

Prokuroria nis hetimet për foshnjen e gjetur në mbeturina në Prishtinë

Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Gjakovë

Ndalohet qarkullimi i automjeteve në Graçanicë

Ndalohet qarkullimi i automjeteve në Graçanicë

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve të naftës për sot dhe nesër

Vidovdani si kërcënim hibrid kundër Kosovës

Vidovdani si kërcënim hibrid kundër Kosovës

25 vjet nga ekstradimi i ish-diktatorit Sllobodan Millosheviq në Hagë

25 vjet nga ekstradimi i ish-diktatorit Sllobodan Millosheviq në Hagë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën