TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nëse shqiptarët janë “implant” në Maqedoni, atëherë le ta shpallin atë shtet pa shqiptarë!

by Teve1
2 minuta ago
0
A A
Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Shkruan: Kim Mehmeti

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, me plot guxim e përbuzje, u tha shqiptarëve të kësaj republike se arsimimi i lartë në gjuhën shqipe qenka një ‘implant’ ligjor, të cilin nuk e lejon Kushtetuta.

Ai e tha këtë mbase pse shqiptarët e këtushëm i barazon me drejtuesit e BDI-së dhe të VLEN-it, të cilët, posa i punëson dhe i paguan shtrenjtë si ‘burrështetas’ ata aq verbërohen sa nuk e shohin se nuk janë ulur as në kolltukun e kryeparlamentarit, as në atë të ministrave, por në prehrin e qarqeve politike e policore maqedonase.

Kryeministri i Maqedonisë është përbuzës ndaj shqiptarëve, sepse e sheh se si i jargaviten dy kryeministrat shqiptarë, të cilët, kur vjen ai i Prishtinës, ikën ky i Tiranës, që të mos takohen mes vete e të mos shihet se as që u intereson fati i shqiptarëve të Maqedonisë dhe se janë turpi i shqiptarësisë.

Në të vërtetë, duke qenë se Maqedonia e Veriut është pjesë e ‘Botës Serbe’, kryeministri i saj bën atë që ia thotë Beogradi: ta mbajë gjallë konfliktin ndëretnik dhe, sa herë që i jepet mundësia, të dëshmojë se vendi i tij kishte dhe ka vetëm një armik të natyrshëm – shqiptarët.

Pastaj, kryeministri i Maqedonisë duhet ta mbajë vendin sa më larg BE-së, sepse vetëm kështu mund t’i mbrojë oligarkët që u pasuruan duke plaçkitur pronën shtetërore dhe që sot drejtojnë sipërmarrje siç është për shembull ‘Birraria e Shkupit’, kompani që do të ‘cofnin’ ditën kur do të duhej të përballeshin me konkurencën e tregut evropian.

Sidoqoftë, të jesh pjesë e një populli dhjetëmilionësh që ka dy shtete të pavarura, të jesh  tridhjetë për qindshi i popullsisë së vendit dhe të të tallet me ty kryeministri i një populli me probleme identitare, atëherë më mirë do të ishte që Maqedonia e Veriut të shpallej me Kushtetutë si shtet që u përket vetëm atyre që vetveten e quajnë maqedonas dhe ku nuk ka shqiptarë të gjallë!

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Këtë 28 nëntor, flamurin duhet ta ngremë mbi gërmadhat e ‘aleancës së qelbësirave’ të piktorit!

Ngjarja e Bit Pazarit dhe Kosova

Ngjarja e Bit Pazarit dhe Kosova

Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

Kthejani ‘shqipëritë’ tona dhe UÇK-në pronarit të vërtetë – popullit shqiptar!

Kur atdheun e drejton ligësia njerëzore dhe tradhtia, ai doemos përfundon si perandori e krimit

Vdes ish-pronari i Chelseas

Aksident mes kamionit dhe autobusit në rrugën Pejë–Prishtinë, 10 persona të lënduar

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Nëse shqiptarët janë “implant” në Maqedoni, atëherë le ta shpallin atë shtet pa shqiptarë!

Sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë merr formë, Rama poston pamje

Rama kërkon përgjigje nga Policia: Kush po e ndalon vendosjen e muralit të Nënë Terezës?

Para duelit për titullin botëror, Kabayel dhe Hysa bëjnë simbolin e shqiponjës

Para duelit për titullin botëror, Kabayel dhe Hysa bëjnë simbolin e shqiponjës

Maqedonci ndan Medaljen “Shërbim i Shquar” për Bashkim Jasharin

Maqedonci ndan Medaljen “Shërbim i Shquar” për Bashkim Jasharin

Shqipëri: Qeveria obligon organizuesit e protestave me përgjegjësi financiare për dëme

Shqipëri: Qeveria obligon organizuesit e protestave me përgjegjësi financiare për dëme

Detaje të reja për kapjen e 136 kg drogë, veç tre të arrestuarve një në arrati

Detaje të reja për kapjen e 136 kg drogë, veç tre të arrestuarve një në arrati

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën