TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vetëm 80 ulëse në sallë për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

by teve1
37 minuta ago
1
A A
Specialja: Të paraburgosurit mund të vizitojnë Kosovën për arsye humanitare

Mbi 220 kërkesa, por vetëm 80 ulëse në galerinë e publikut. Kështu do të jetë qasja në sallën e gjyqit më 16 shtator, kur Gjykata Speciale pritet të shpallë aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

40 ulëse u janë rezervuar familjarëve të ngushtë, ndërsa 40 mediave. Numri i madh i kërkesave ka bërë që pjesa tjetër e të interesuarve ta përcjellë vendimin vetëm përmes transmetimit të Gjykatës.

Ndonëse kërkesat ishin të shumta, jo të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë që vendimin përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ta përcjellin në kohë reale nga salla e gjyqit.

Nga mbi 220 kërkesa të pranuara, Gjykata Speciale ka akredituar vetëm 80 persona për qasje në galerinë e publikut.

Në një përgjigje për RTK-në, nga Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar se 40 ulëse do t’u ndahen familjarëve të ngushtë të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa 40 të tjera mediave.

Nga mediat e akredituara, 17 janë ndërkombëtare, 16 nga Kosova, 4 nga Shqipëria dhe 3 nga Serbia.

E teksa 16 shtatori po afrohet, në Kosovë vazhdon numërimi mbrapsht deri në ditën kur do të merret vendimi historik për ish-krerët e UÇK-së.

Njohësit e çështjeve juridike shprehen optimistë dhe presin që aktgjykimi të jetë lirues.

“Mendoj që në asnjë formë gjykata nuk ka mundësi me i shpall fajtorë, por nuk duhet harru faktin që gjykatat ndërkombëtare edhe Gjykata Speciale në këtë rast në Hagë, edhe pse në bazë të legjislacionit është e Kosovës, është në territor të huaj dhe varet nga vullnetet politike të fuqive të mëdha. Nëse nuk do të ketë ndikime politike, unë besoj fuqishëm që 16 shtatori do të jetë festë në Kosovë”, tha Skender Musa, avokat.

Të njëjtat pritje i kanë edhe bashkëluftëtarët e ish-krerëve të UÇK-së. Ata thonë se presin që procesi të përfundojë me lirimin e tyre dhe që gjykata të mos ndikohet nga faktorët politikë.

“Ne presim lirimin nga të gjitha akuzat e montuara në këtë proces, falënderojmë presidentin dhe shokët e tij për këtë sakrificë të pamerituar, të cilën e kanë bërë për pastrimin dhe për tregimin se UÇK-ja ka qenë forcë ushtarake dhe politike e shëndoshë, ka luftu për lirinë e vendit dhe nuk i ka bërë askujt keq”, tha Fatmir Sopi, nënkryetar i OVL UÇK-së.

Derisa kanë mbetur më pak se tri javë deri në shpalljen e aktgjykimit, në Kosovë tashmë kanë nisur përgatitjet për pritjen e mundshme të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Në Prishtinë është paralajmëruar edhe një marsh mbështetës me moton “Kosova po pret”, ndërsa 16 shtatori pritet të jetë një nga ditët më të rëndësishme për Kosovën në raport me drejtësinë ndërkombëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuçi për propagandën serbe: Kërkimi i të zhdukurve nuk është politizim, por zbardhje e krimit

Kuçi për propagandën serbe: Kërkimi i të zhdukurve nuk është politizim, por zbardhje e krimit

Marrëveshja për presidentin: Konsensus me shumë pikëpyetje

Marrëveshja për presidentin: Konsensus me shumë pikëpyetje

Maqedonci takon ministrin turk të Mbrojtjes, uron pesë oficerët kosovarë të diplomuar në Turqi

Maqedonci takon ministrin turk të Mbrojtjes, uron pesë oficerët kosovarë të diplomuar në Turqi

​Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën