TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Version i ri i aktakuzës për Masakrën e Mejës – kërkohet të trajtohet me prioritet

Prokuroria Speciale ka publikuar verzionin e ri të aktakuzës për masakrën e Mejës, pas vendimit të Apelit për rivendosje. Me këtë rast, pritet konfirmimi i saj dhe plotësimi i kushteve për të proceduar sa më parë me gjykimin në mungesë.

by Florijeta Dernjani
2 muaj ago
1 0
A A

Seanca fillestare u mbajt në qershor të vitit të kaluar.

Për 53 të akuzuarit për Masakrën e Mejes, u lexua aktakuza e Prokurorisë Speciale dhe Gjykata Themelore në Prishtinë ishte bindur që gjykimi në këtë rast të zhvillohet në mungesë.

Mirëpo, një ankesë e disa prej mbrojtësve të të akuzuarve, bëri që Apeli ta kthente rastin në rivendosje.

Sipas vendimit të shkallës së dytë, Themelorja kishte zhvilluar seancë në mungesë të të akuzuarve pa u përmbushur kushtet ligjore.

Me këtë rast, Prokuroria Speciale ka bërë ndryshime në aktakuzë, dhe të njëjtën e ka publikuar në Gazetë Zyrtare.

Aty mes tjerash renditen veprimet e ndërmarra nga ky institucion për ta siguruar prezencën e 53 të pandehurve.

Sipas Flamur Kabashit nga IKD, tani pritet që kjo aktakuzë ta merrë formën e prerë nga Gjykata, në mënyrë që të vazhdohet tutje.

“Pasi të përfundojë faza e kundërshtimit të provave dhe kërkesës për hudhje të aktakuzës, dhe aktakuza të merrë formën e prerë nga ana e Apelit dhe procesi lëshohet në shqyrtim gjyqësor, dëgjohen dëshmitarët, elaborohen provat materiale dhe personale, pra nëse ka prova shkresore, thjeshtë gjykimi zhvillohet sikur gjykimet e tjera mirëpo në mungesë të të akuzuarve”, shprehet Flamur Kabashi nga IKD.

Këto raste të masakrave të luftës, vlerësohet se do duhej të trajtoheshin me prioritet dhe pa vonesa.

“Ndryshimi i tillë, i hapë rrugë Gjykatës që të fillojë me procesin gjyqësor atu ku është lënë, domethënë të fillohet rishtazi, dhe të vazhdohet me procedurë. A është e rëndësishme, po sigurisht që është e rëndësishmë, këto lëndë janë me rëndësi jetike sidomos për viktimat dhe familjet e viktimave, që presin drejtësi dhe sigurisht që duhet të procedohen sa më shpejt që është e mmundur” , thotw avokati, Visar Rrecaj.

Mosbashkëpunimi i autoriteteve serbe për këto lloj krimesh, sipas tij, përkundër që paraqet pengesë, në rast të ndonjë bashkëpunimi as nuk do të mund të merreshin seriozisht.

“Konsideroj se e pengon mirëpo, edhe bashkëpunimi eventual do duhej të merrej me rezerva të mëdha sepse nuk pritet që të dorëzojë prova apo materiale të besueshme”, shprehet ai.

Në këtë aktakuzë, ndodhen 53 të akuzuar, që të gjithë në arrati, mbi supet e të cilëve rëndojnë akuzat për vrasjen e 370 civilëve në Mejë dhe fshatrat tjera të Gjakovës, rrahje, maltretim e dëbim të civilëve dhe shkatërrim të pasurive.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

Qytetari tenton t’i ikë policisë në Gjakovë, përplaset me veturën zyrtare e shkakton aksident trafiku

Policia aksidentohet në Skenderaj gjatë ndjekjes së një veture

Vdes një grua në Gjilan pasi u rrëzua në rrugë

Vdes një grua në Gjilan pasi u rrëzua në rrugë

Një person gjendet i vdekur në rrugë në Skenderaj

Një person gjendet i vdekur në rrugë në Skenderaj

Berisha: Rama zbatoi porosinë e Vuçiqit, policët “vrasës të paguar”

Berisha: Rama zbatoi porosinë e Vuçiqit, policët “vrasës të paguar”

“Kush thyen, paguan” – Rama paralajmëron gjoba deri në 500 mijë lekë për dëmet e parashikuara

“Kush thyen, paguan” – Rama paralajmëron gjoba deri në 500 mijë lekë për dëmet e parashikuara

“Masat e Ramës”: Protestat mund të kufizohen deri në 72 orë, ndëshkohen thirrjet për dhunë në rrjetet sociale

“Masat e Ramës”: Protestat mund të kufizohen deri në 72 orë, ndëshkohen thirrjet për dhunë në rrjetet sociale

Regjistër i posaçëm elektronik për personat nën hetim, Rama: Mund t’u ndalohet dalja jashtë vendit

Regjistër i posaçëm elektronik për personat nën hetim, Rama: Mund t’u ndalohet dalja jashtë vendit

Rama: Pezullim për mësuesit që nxisin protestat, deri në 2 vite burg për personat që kapen me armë apo sende të rrezikshme

Rama: Pezullim për mësuesit që nxisin protestat, deri në 2 vite burg për personat që kapen me armë apo sende të rrezikshme

Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

Mbi 27% pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi deri në orën 11:00

Mbi 27% pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi deri në orën 11:00

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën