TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vërshimet në Carallukë – uji iu hyri në shtëpi, detyrohen ta shembin urën

Banorët e fshatit Carallukë të Malishevës u detyruan të prishnin urën me eskavator, pasi uji kishte hyrë në shtëpitë përreth. Ky vendim u mor në koordinim me komunën, e tani banorët po kërkojnë një zgjidhje të qëndrueshme, dhe jo një urë të përkohshme siç u ishte premtuar.

by tëvë1
2 ditë ago
2 0
A A

Autore: Adea Mustafaj

U detyruan që me ekskavator të prishnin urën.

Kjo për ta shpëtuar pjesën tjetër të fshatit.

Këtë zgjidhje e bën mëngjesin e së dielës banorët e fshatit Carallukë të Malishevës.

Kjo pasi uji depërtoi në katet e para të shtëpive përreth.

“Na në mëngjes, kur jemi qu, e kemi gjetë oborrin plot ujë edhe naper shpija na ka hi uji. Jemi dalë, s’kemi ditë ku me ja majt, e kemi thirr një katunar që e ka bagerin e vet edhe i kemi thonë: “meshoj me bager, qelna rrugën qetu”, se është fry kënej i murr shpijat, një katë gati”, shprehet Haki Hoti – banor

Këtë vëprim banorët e fshatit thonë se e bën në koordinim me komunën e Malishevës.

Por shtojnë se kjo e fundit ishte përgjegjëse për mos-rregullimin e saj, pavarësisht kërkesave të tyre.

“Na për këtë urë kemi bërë kërkesë disa vite me e prish e me e rregullu tjetrën, se po kemi problem. Po bën dëme. Shkojmë në komunë, bëjmë kërkesë: “jo e ndreqim sivjet, jo e ndreqim sivjet”. Që ka bërë dëme me miliona euro këtu…. Para dy vjetëve ma ka blloku makinën dhe e kom shit për hekura, edhe shumë e shumë katunarëve të tjerë që ju ka bo dëme kanë bo kërkesë për ndihma, subvencione, se s’kanë marrë parasysh kurgjo. Nuk e di, me e lëshu katunin krejt, se nuk e di çka me bo”, thotw Luan Hoti.

Nga komuna, sipas banorëve, u është premtuar një urë të përkohshme, mirëpo ky vendim nga ta nuk po pranohet.

“Mirëpo tash po dëgjohen fjalët se komuna po don me dhonë vendim apet qesi gypa me shti këtu, e qesi gypa nuk lejohet këtu me u shti, se gypat jonë konë tash veç me kriju shpenzime palidhje. Kështu që katunarët janë këmbëngulës: gypa mos me u bo, ura me dy këmbë, një kënej një anej”, thotë Haki Hoti.

“Na kërkojmë që ura të rregullohet, të bohet pak më e lartë edhe më e thellë, që mos me ardh vërshimet me kriju dëme.. Qe ku e kom shtëpinë, rreth e rrotull shkoj e boj edhe me shku edhe ma larg, e urë përkohësisht nuk e pranoj mo”, shprehet banori Luan Hoti.

E nga Komuna e Malishevës kanë treguar për hapat e metëjmë për rregullimin e urës.

“Patjetër që komuna shqyrton cdo kërkesë të qytetarëve e sidomos në këtë rast kur zakonisht ka prurje te mëdha të ujit por ajo cfarë komuna do të bëjë është që të bëjë me urgjencë nje urë të improvizuar, dhe të përkohshmë në mënyrë që qytetaret të lëvizën pasi që e pashë që në atë pjesë është edhe shkolla e fshatit dhe nxënësit duhet të shkojnë në shkollë e më pas do të bëhët një projekt, plan për rregullimin e asaj pjese me sigurinë që do të ngritet ura apo niveli i rrugës në atë pjesë”, thotë Artan Paqarizi.

Vërshimet e fundit në Carallukë sipas banorët shkaktuan dëme me mijëra euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis takimi konsultativ i LDK-së

Nis takimi konsultativ i LDK-së

Avokati i Popullit letër Trendafilovës, ngrit shqetësime për proceset në Hagë

Avokati i Popullit letër Trendafilovës, ngrit shqetësime për proceset në Hagë

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Incident në një kopsht në Pejë, edukatorja sulmohet me shufër metalike nga nxënësi

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

​Rama mohon të ketë synim postin e të parit të LDK-së

Nis takimi konsultativ i LDK-së

Nis takimi konsultativ i LDK-së

Interi mbetet disa javë pa Calhanoglun

Interi mbetet disa javë pa Calhanoglun

Gjermania kritikon Teheranin, Irani i përgjigjet me akuza për Gazën

Gjermania kritikon Teheranin, Irani i përgjigjet me akuza për Gazën

Babaj nga Prishtina e Re te Milani

Babaj nga Prishtina e Re te Milani

Arbeloa mban stërvitjen e parë i trajner i Real Madridit

Arbeloa mban stërvitjen e parë i trajner i Real Madridit

Cancelo zyrtarizohet te Barcelona

Cancelo zyrtarizohet te Barcelona

Mbyllet afati kalimtar dimëror i Superligës me shumë pak lëvizje

Xhiroja e 15-të e Superligës, ndeshje të forta në mesjavë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën