TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vëllai i Besar Nimanit do të dorëzohet në polici

by Tëvë1
1 vit ago
9
A A
Vëllai i Besar Nimanit do të dorëzohet në polici

Vëllai i boksierit të ndjerë Besar Nimani,  ka insistuar se nuk ka gisht në sulmin e të mërkurës para gjykatës në Bielefeld, në të cilin u plagosën katër persona.

Nimani ka thnënë më herët se familja ka jetuar në frikë të vazhdueshme që nga vrasja e Besarit në marsin e vitit të kaluar.

“Një nga vrasësit e Besarit po ecën i lirë. Që nga vrasja e tij ne kemi jetuar me frikë të vazhdueshme”, tha Nimani.

Besar Nimani ishte qëlluar me 16 plumba më 9 mars të vitit të kaluar dhe dy persona dyshohen për vrasjen e tij.

Huseyin Akkurt që u arrestua qershorin e shkuar dhe Aymand Dawoud Kirit ql ëshzë në arrati.

Të shtënat të mërkurën ndodhën oas përfundimit të seancës gjyqësore në Bielefeld ndaj Akkurtit.

Në mesin e 4 të plagosurve, raportohet se janë babai dhe vëllai i Akkurtit. Dy të tjerë po ashtu janë plagosur, përfshirë një 23-vjeçar që thuhet se është në gjendje kritike.

Mediumi gjerman “WDR” të mërkurën kishte raportuar se dyshohet për një të vdekur në rastin.

Avokati i Nimanit, Peter Wuller, ka thënë se klienti i tij insiston në pafajësi dhe do të dorëzohet në ditët në vijim.

“Kam pasur disa kontakte me z. Nimani menjëherë pas aktit shumë gjakftohtë në mes të ditës në Bielefeld. Ai më kërkoi ta përfaqësoja. E gjithë situata është shumë konfuze. Pasi ta kem marrë një pasqyrë të plotë të rastit dhe të flas me prokurorin publik, klienti im do të shkojë në polici e do të dorëzohet”, tha Wuller. “Berat Nimani më siguron për pafajësinë e tij dhe thotë se nuk kishte asnjë lidhje me të shtënat para gjykatës së qarkut”.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, Nimani nuk gjendet në Bielefeld por në një qytet tjetër. Policia kishte kërkuar në apartamentin e tij.

Dëshmitarët pretendojnë se kanë parë Berat Nimanin dhe motrën e tij në një makinë të zezë që u largua nga vendi i ngjarjes. Pjesëmarrësit në gjyq po ashtu vunë re se të dy u larguan para kohe nga salla e gjyqit.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

SHBA-ja dhe Irani bien dakord për një plan veprimi drejt marrëveshjes përfundimtare

SHBA-ja dhe Irani bien dakord për një plan veprimi drejt marrëveshjes përfundimtare

Keir Starmer tërhiqet nga drejtimi i Britanisë dhe Partisë Laburiste

Keir Starmer tërhiqet nga drejtimi i Britanisë dhe Partisë Laburiste

Franca pa Tchouamenin ndaj Irakut

Franca pa Tchouamenin ndaj Irakut

Schlotterbeck shqetëson Gjermaninë

Schlotterbeck shqetëson Gjermaninë

Kosova kërkon qasje në arkivat e Brigadës së 37-të dhe rikthim të gërmimeve

Kosova kërkon qasje në arkivat e Brigadës së 37-të dhe rikthim të gërmimeve

Rama nis vizitën zyrtare në Paris, pritet nga Macroni në Pallatin Elysee

Rama nis vizitën zyrtare në Paris, pritet nga Macroni në Pallatin Elysee

Ligjet e vjetra dhe mungesa e databazës pengojnë hetimin e krimeve të luftës në Kosovë

Ligjet e vjetra dhe mungesa e databazës pengojnë hetimin e krimeve të luftës në Kosovë

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë gjatë muajit maj

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë gjatë muajit maj

Për 24 orë u ngritën 97 aktakuza ndaj 114 personave brenda 24 orëve

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë për shitblerje të narkotikëve

Sistemi klimatik në rajon i paqëndrueshëm, apelohet për koordinim më të madh mes agjencive hidrometeorologjike

Sistemi klimatik në rajon i paqëndrueshëm, apelohet për koordinim më të madh mes agjencive hidrometeorologjike

Afër tre mijë tonë mbetje largohen nga deponitë ilegale në Kosovë

Afër tre mijë tonë mbetje largohen nga deponitë ilegale në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën