TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

by teve1
5 muaj ago
2
A A
Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Studiuesi i filozofisë politike, Latif Mustafa, ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si partia fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit, nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Mustafa ka thënë se kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i LVV-së, Albin Kurti, ndihet komod në situatën aktuale, pasi beson se edhe në rast të zgjedhjeve të reja mund të arrijë afërsisht të njëjtin rezultat.

Sipas tij, një nga faktorët që e bën të paqartë zhvillimin e situatës politike është qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ndaj një bashkëpunimi të mundshëm me LVV-në.

“Një faktor që e bën të paqartë këtë ekuacion politik është LDK-ja. A është e gatshme ajo të pranojë gjithçka që ofron Lëvizja Vetëvendosje? Por edhe LVV-ja, siç duket, nuk është ende e gatshme për koalicion, sepse nuk e di se si është të qeverisësh në koalicion. Për momentin topi është te opozita. Albin Kurti e ndjen komoditetin dhe mendon se, në rastin më të keq, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje dhe ai mund të marrë përafërsisht të njëjtin rezultat”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka shtuar se opozita, në anën tjetër, vlerëson se zgjedhjet e reja do të sillnin pjesëmarrje edhe më të ulët të qytetarëve dhe do ta dëmtonin legjitimitetin politik e demokratik të institucioneve.

Sipas Mustafës, një strategji e tillë mund të konsiderohet e pranueshme nga aspekti politik, por jo nga ai i shtetformimit.

“Opozita presupozon se, nëse e dërgojmë vendin edhe një herë në zgjedhje, dalja e qytetarëve do të jetë edhe më e vogël, legjitimiteti politik dhe demokratik do të zbehet edhe më shumë, ndërsa kjo do ta dëmtojë partinë më të madhe, siç e kemi parë edhe herën e fundit. Politikisht kjo mund të pranohet si strategji, por në aspektin e shtetformimit është e papranueshme dhe përbën një lloj mendjelehtësie e naiviteti politik”, ka përfunduar ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për sot

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën