TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vdes Xhavit Ferizi, familjarët e bashkëluftëtarët e vlerësojnë kontributin e tij për liri

nga tëvë1
20 Mars, 2024
0
A A
Vdes Xhavit Ferizi, familjarët e bashkëluftëtarët e vlerësojnë kontributin e tij për liri

Pas një viti luftë me kancerin, mëngjesin e sotëm ndërroi jetë Xhavit Ferizi, i njohur si Raketa. Ai ishte ushtar i UÇK-së e për më shumë se dy dekada shërbeu edhe si truprojë e ish-presidentit, Hashim Thaçit. Familjarë e bashkëluftëtarë me dhimbje kujtuan kontributin e tij.

Është lufta e vetme që e ka humb realisht, lufta me kancerin.

Me sytë të mbushur me lot, Selvije Ferizi rrëfen për vdekjen e babait, Xhavit Ferizit.

I njohur si Raketa, Ferizi ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E për më shumë se dy dekada, ai shërbeu edhe si truprojë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Prandaj sipas saj, i ati jetoi e vdiq me një peng.

“Sëmundja e tij ka ardhë pa prit, realisht ka qenë shumë i fort. Njëra prej arsyeve që ia ka shfaq sëmundjen ka qenë padrejtësia e madhe që po ndodhë ndaj liderëve të Kosovës, Hashim Thaçit bashkë me të tjerët, ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm me të cilin merak ka vdekë, tha vajza e madhe e Xhavitit, Selvije Ferizi.

I shqetësuar për gjendjen e Raketës ishte edhe Thaçi.

“E ka ditë, vazhdimisht kanë folë në telefon, edhe ai ka qenë shumë i shqetësuar për gjendjen e tij, edhe ky për gjendjen e tij”, u shpreh vajza e të njderit.

E kurora lulesh i dërgoi gjatë ditës ish-presidenti Thaçi.

E para Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Likoc të Skënderajt, me dhimbje e kujton shoku i luftës e i gjeneratës, Sami Lushtaku.

“Me dhimbje sot e mora lajmin e vdekjes së një bashkëluftëtari. Është një ditë tepër e vështirë për mu e sidomos për të gjithë ata bashkëluftëtarë të cilët e kanë njohur dhe të gjithë ata që kanë punu me të dhe kanë vepru bashkë me të. Kontributi i tij ka qenë edhe para luftës po sidomos gjatë luftës. Shtëpia e tij ka qenë edhe kazermë, edhe shtab edhe gjithçka që ju ka desht UÇK-së. Edhe falë tij, punës së tij, organizimit që ai e ka bërë me këtë lokalitet, vërtetë është për t’u çmu dhe respektu”, deklaroi is-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Për cilësitë e tij në luftë tregon edhe miku i tij, Haki Aruçi.

“Dolëm në patrullë me ta gjatë vëzhgimeve të situatës, siç ka qenë në atë pjesën tonë anej, Xhaviti ka qenë një burrë i ndershëm, ka qenë një burrë i fjalës, i besës”, tha kryetari i invalidëve të luftës në Skenderaj, Haki Aurçi.

Xhavit Ferizi – Raketa ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare, pas një vit lufte me kancerin.

Shtëpia e tij gjatë luftës shërbeu si kazermë e shtab i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Alarmi për bombë në Kuvend, njohësit: Çdo kërcënim të merret seriozisht

Punëtorët e KEK-ut të pakënaqur me kushtet e punës

“Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X