TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vdes Davide Tizzano, president i Lojërave Mesdhetare

by tëvë1
8 muaj ago
0
A A
Vdes Davide Tizzano, president i Lojërave Mesdhetare

Komuniteti sportiv ndërkombëtar është tronditur nga ndarja nga jeta e Davide Tizzano, President i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) dhe një figurë e shquar e sportit evropian.

Lajmi u bë i ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), i cili përmes një telegrami ngushëllimi e cilësoi Tizzanon si një mik të çmuar të Kosovës dhe një udhëheqës me vizion. Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e tij, duke theksuar se Tizzano ishte një mbështetës i palëkundur i sportit dhe i vlerave olimpike.

Sipas Krasniqit, kontributi i Davide Tizzanos për Kosovën, veçanërisht në procesin e marrjes së organizimit të Lojërave Mesdhetare, do të mbetet i paharruar. Ai shtoi se trashëgimia e tij njerëzore dhe sportive do të jetojë gjatë dhe do të shërbejë si frymëzim për brezat e ardhshëm.

Ndërkohë, Federata Italiane e Varkëmarrjes konfirmoi vdekjen e Tizzanos, duke bërë të ditur se ai luftoi një sëmundje të rëndë deri në momentet e fundit. Në deklaratën e saj, Federata theksoi se “drita e tij nuk do të shuhet kurrë” dhe se ai do të mbetet gjithmonë një udhërrëfyes për familjen e tij. Funerali i Davide Tizzanos do të mbahet të martën, më 30 dhjetor, në orën 17:00, në Bazilikën dell’Incoronata Madre del Buon Consiglio në Napoli.

Davide Tizzano ishte gjithashtu një sportist i jashtëzakonshëm, kampion i dyfishtë olimpik në rowing, 17 herë kampion kombëtar i Italisë dhe një emër i madh i sportit italian. Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen Tizzano, bashkëpunëtorët dhe gjithë familjen e Lojërave Mesdhetare.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Katër shqiptarë në ekipin e javës në Zvicër

Katër shqiptarë në ekipin e javës në Zvicër

Sulmuesi i Malishevës shpallet “Ylli i Javës”

Sulmuesi i Malishevës shpallet “Ylli i Javës”

Basketboll, Superkupa në Rahovec

Basketboll, Superkupa në Rahovec

Fenerbahçe pret rikthimin e Muriqit në stërvitje

Muriqi nuk do të startojë kundër Romës

Cakolli: Cenim i rendit kushtetues caktimi i seancës për Kuvendin të shtunën, deputetët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

“Qysh thirret dhe merret pjesë në një seancë jashtë çdo afati kushtetues?”, Cakolli reagon për seancën e 9 shtatorit

Fatmir Sheholli del duarlidhur para gjykatës, i lexohet aktakuza, deklarohet i pafajshëm

Fatmir Sheholli del duarlidhur para gjykatës, i lexohet aktakuza, deklarohet i pafajshëm

Përpjekja e tretë për konstituim, Aleanca paralajmëron ndërmarrjen e hapave ligjor

Përpjekja e tretë për konstituim, Aleanca paralajmëron ndërmarrjen e hapave ligjor

“Ishalla gjendet sa e kam nënën gjallë”, familjet po presin me shpresë rezultatet nga gërmimet në Zubin Potok

“Ishalla gjendet sa e kam nënën gjallë”, familjet po presin me shpresë rezultatet nga gërmimet në Zubin Potok

Aleanca me aksion para Kuvendit: Deputetët e Vetëvendosjes s’kanë liri të flasin

Aleanca me aksion para Kuvendit: Deputetët e Vetëvendosjes s’kanë liri të flasin

Qeveria serbe propozon shpërndarjen e Kuvendit, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Qeveria serbe propozon shpërndarjen e Kuvendit, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Abdixhiku pret ambasadorin e ri të BE-së, diskutojnë për seancën e 9 shtatorit

Abdixhiku pret ambasadorin e ri të BE-së, diskutojnë për seancën e 9 shtatorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën