Ndërtesa e një institucioni financiar privat në Rrugën e Durrësit, e cila u sulmua të martën dhe u plaçkit, u përfshi nga flakët pasditen e të mërkurës.
Flakët po rrezikojnë të përfshijnë edhe ndwrtesa të tjera aty pranë si Ambasada e Vatikanit apo edhe pallate banimi e biznese, shkruan A2 CNN.
Më parë edhe godina e Ministrisë së Arsimit u sulmua molotov nga protestuesit, duke shkaktuar zjarre në katin e parë dhe të dytë.
Protestuesit bërtisnin në kor “Digje! Digje!”, teksa ndaj godinës hidheshin lëndë plasëse. Pas disa minutash, forcat e policisë ndërhynë duke larguar demonstruesit dhe duke u vënë në lëvizje për të shuar zjarrin.
Deri tani nuk ka njoftim zyrtar nga ana e policisë për persona të arrestuar, por gjatë ditës ka pasur arrestime.









