tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

teve1 nga teve1
16/10/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Gjykimi ndaj tyre pritet të zhvillohet me fillim nga ora 09:00, raporton teve1.info

Akoma nuk është bërë e ditur nëse seanca e sotme do të jetë e hapur apo e mbyllur për publikun.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Rexhepi akuzohen,për veprat: përndjekje, burgim, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave.

Sipas aktakuzës, krimet e pretenduara të tyre janë kryer nga muaji mars i vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999 në disa zona në Kosovë dhe në disa në veri të Shqipërisë.

Prokuroria pretendon se shumica e viktimave të të akuzuarve – rreth 100 syresh – janë shqiptarë, porse ka edhe serbë dhe romë të Kosovës.

Gjyqi ndaj Thaçit dhe tre të të akuzuarve të tjerë është rasti i profilit më të lartë në Gjykatën Speciale, që lidhet me luftën e viteve 1998/99 në Kosovë.

Deri më tani, kjo gjykatë ka dënuar me 26 vjet burgim ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa, ndërsa me nga katër vjet e tre muaj i ka dënuar dy anëtarët e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët janë gjykuar për nxjerrjen e emrave të dëshmitarëve në raste të tjera./teve1.info/

 

Tags: Gjykata SpecialeGjykimiish-kreret e UÇK-së

Rey Manaj vazhdon shkëlqimin në Turqi – mesazh Sylvinhos para Euro 2024

04/12/2023

Takimet e Lajçak me vendet mos–njohëse të Kosovës

04/12/2023

Suarez ‘paralajmëron’ pensionimin nga futbolli për shkak të problemeve fizike

04/12/2023

Angazhimi i KFOR-it në Kosovë

04/12/2023

Mbishkrime nacionaliste në një shtëpi në Kroin e Vitakut

04/12/2023

Rivarroset trupi i Liridona Ademajt

04/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.