TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vajzat U17/ Kosova barazon me Izraelin, kualifikimi në Ligën A vendoset pas ndeshjes Shqipëri-Izrael

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Vajzat U17/ Kosova barazon me Izraelin, kualifikimi në Ligën A vendoset pas ndeshjes Shqipëri-Izrael

Kombëtarja e Kosovës U17 për vajza ka arritur të marrë një pikë të rëndësishme në ndeshjen kundër Izraelit, duke barazuar 1-1 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës. Kjo ishte ndeshja e dytë dhe e fundit e Kosovës në Grupin B4 të Ligës B për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2025.

Pas fitores kundër Shqipërisë me rezultat 3-1, vajzat e drejtuara nga përzgjedhësja Sanije Krasniqi patën paraqitje të mirë edhe kundër Izraelit. Ato arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 73-të, falë golit të Olsa Maqestenës. Megjithatë, Kosova nuk arriti ta ruajë avantazhin deri në fund, pasi Izraeli barazoi në minutën e 89-të me golin e Dagan Bokobzës.

Pas këtij barazimi, Kosova kryeson Grupin B4 me 4 pikë, ndërsa Izraeli renditet i dyti me 1 pikë dhe Shqipëria e fundit pa pikë. Kualifikimi do të vendoset pas ndeshjes së fundit mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Për Kosovën, rezultati ideal do të ishte një fitore e Shqipërisë ose një barazim. Por, edhe nëse Izraeli fiton, Kosova ruan shpresat për kualifikim, por vetëm nëse fitorja izraelite nuk është më e thellë se 3-1, rezultati me të cilin Kosova mposhti Shqipërinë në ndeshjen e parë.

Pas ndeshjes përzgjedhësja Sanije Krasniqi u shpreh e kënaqur me angazhimin e vajzave dardane në lojë, por shprehu zhgënjimin për golin e pësuar krejtësisht në fund të ndeshjes.

“Sot kemi pasur një lojë mjaft të fortë me një kundërshtar shumë të fortë. Kishim raste si ne, ashtu edhe kundërshtari gjatë gjithë ndeshjes. Ka qenë një lojë me intensitet të lartë dhe shumë fizike. Fatkeqësisht, pësuam një gol nga distanca në fund. Sidoqoftë, jam e kënaqur me lojën, por jo edhe me rezultatin, sepse tani kualifikimi ynë në Ligën A varet nga ndeshja e fundit Shqipëri-Izrael”, tha Krasniqi.

Ajo theksoi gjithashtu se ekipi i Kosovës është i ri dhe në rritje. “Shumica e vajzave janë të lindura në vitin 2009 dhe kjo gjeneratë ka të drejtë të luajë edhe një cikël, kështu që besoj që jemi duke u ngritur si ekip dhe kemi një të ardhme shumë të mirë”, nënvizoi ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje të xhiros së tretë

Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje të xhiros së tretë

Sot garojnë katër përfaqësues të Kosovës në Taranto 2026

Sot garojnë katër përfaqësues të Kosovës në Taranto 2026

Kurti takon Donjeta Sadikun pas triumfit në Lojërat Mesdhetare

Kurti takon Donjeta Sadikun pas triumfit në Lojërat Mesdhetare

Shpati Zekaj fiton medaljen e bronztë në Taranto 2026, e gjashta për Kosovën

Shpati Zekaj fiton medaljen e bronztë në Taranto 2026, e gjashta për Kosovën

iPhone 17 kryeson shitjet globale

iPhone 17 kryeson shitjet globale

Rita Ora flet për thashethemet se ishte “Becky” në këngën e Beyonce-s

Rita Ora flet për thashethemet se ishte “Becky” në këngën e Beyonce-s

Gjashtë vatra zjarri aktive dhe tri nën monitorim në Shqipëri, s’rrezikohen zonat e banuara

Gjashtë vatra zjarri aktive dhe tri nën monitorim në Shqipëri, s’rrezikohen zonat e banuara

Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

Prindërit mbushin libraritë, subvencionet për libra nuk mjaftojnë për të gjithë

Prindërit mbushin libraritë, subvencionet për libra nuk mjaftojnë për të gjithë

Osmani: Serbia po shkel zotimet e Brukselit duke mbajtur të mbyllura arkivat për të zhdukurit

Osmani: Serbia po shkel zotimet e Brukselit duke mbajtur të mbyllura arkivat për të zhdukurit

Haradinaj: Të zhdukurit nuk janë vetëm numra, mbeten plagë e hapur për kombin

Haradinaj: Të zhdukurit nuk janë vetëm numra, mbeten plagë e hapur për kombin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën