Përfaqësuese të vendeve të ndryshme të Evropës u mblodhën të dielën në Bruksel.
Krejt kjo në kuadër të mbrëmjes hapëse të Forumit për Zgjerim nga Komisioni Evropian.
Por, vëmendjen e të gjithëve, e mori melodia e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”,
Këtë melodi para syve të udhëheqësve politik të nivelit të lart nga vendet anëtare të BE-së, zgjodhi ta luante Grupi Slloven “Kapobanda”.
Madje, sikur të mos mjaftonte melodia e këngës, në ekran shfaqej edhe teksti përmes të cilit pretendohet se Kosova është tokë serbe.
E Profesori universitar, Milazim Krasniqi, shpjegon mesazhin që bartë kjo këngë.
“Mesazhi i atij teksti është tipik brenda mitit serb për Kosovën, Kosova si Jerusalem serb dhe si ëndërr e kthimit hakmarrës në Kosovë, pra nga kjo pikëpamje ajo është një skandal dhe jam i bindur që nuk është i rastësishëm por është i planifikuar i konceptuar si mesazh për Qeverinë e re të Serbisë, për listës studentore e ka pasur përkrahjen dhe financimin e BE-së dhe sigurisht kjo tregon që ne mund të kemi shumë probleme në të ardhmen edhe për faktin që edhe në procesin e dialogut BE asnjëherë Kosovën nuk e trajton si palë të barabartë me Serbinë”, ka thënë Krasniqi.
Vet Forumi për Zgjerim, synon t’i forcojë lidhjet ekonomike, politike e shoqërore edhe mes vendeve kandidate për anëtarësim në BE.
Por, një gjë e tillë, sipas etnomuzikologut, nuk arrihet nëse edhe në vende të tilla lejohen interpretimet e këngëve të tilla.
“Interpretimi i kësaj këngë gjatë forumit të zgjerimit të BE-së mund të shihet si një formë e papranueshme e provokimit dhe promvimit të mesazheve nacionaliste, pavarësisht nëse ky ka qenë qëllimi i organizatorëve aq më tepër një formë e tilllë synon afrimin dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve e jo rikthimin e narrativa që synojnë historikisht kanë nxitur konflikte ndërmjet tyre”, tha Munishi.
Ndërsa analisti, Blerim Burjani, e quan skandal atë që ndodhi në ngjarjen ku nikoqire është vet komisionerja për zgjerim, Marta Kos.
“Është një përgjegjës politike e BE-së, pastaj teknika administrative dhe protokollare e dyta mendoj që nuk është i involove BE-ja por teknika administrative e cila ka bërë një lëshim që mund të jetë edhe teknik por është e papranueshme për neve, pa marrë parasysh BE-ja është organizatori është dashtë me dhanë dhe duhet të jap përgjegjësi pse ka ndodh një rast i tillë kur lëshohet një kënge kundër një shteti që është absurd dhe është një skandal i paparë deri me tani ne BE”, theksoj Burjani.
Për këtë skandal, vet komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, fajin ua la muzikantëve, teksa shprehi keqardhje për atë që ndodhi.
Ndërsa më vonë, një zëdhënës nga Komisioni Evropian, tha se kënga në fjalë është përzgjedhur nga vet grupi muzikor dhe se nuk u miratua nga Komisioni Evropian.






