TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si ishte krijuar emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një mbledhje të LPK-së në Zvicër, më 17 nëntor 1994?

17 nëntori i vitit 1994 njihet si dita kur është vendosur zyrtarisht emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për TËVË1, ish-nënkryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës ka rrëfyer sesi ishte bërë atë ditë ky emërtim.

by Lindrit Zejnullahu
4 minuta ago
0 0
A A

Është emblema më e dashur për shqiptarët.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës u bë simbol për shumë dëshmorë që ranë në luftë me forcat serbe në vitet 90-ta.

Madje dalja e parë publike e ushtarëve të UÇK-së, u bë nëntorin e vitit 1997 në Llaushë të Skenderajt.

Por, emërtimi i saj daton disa vite më parë.

Në një mbledhje të kryesisë së Lëvizjes Popullore për Kosovën më 17 nëntor të vitit 1994, në Luzern të Zvicrës, ishin dhënë disa propozime për emërtimin e tij të subjektit ushtarak.

Aty ishte vendosur edhe për emrin e UÇK-së, mes propozimeve tjera për emërtimin e saj.

Gjithë këtë moment thotë se e mban mend mirë, Muhamet Kelmendi që atëkohë ishte nënkryetar i Lëvizjes.

“Me unanimitet të plotë që të quajmë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe kryesia doli me një vendim… që radhët e organizuara dhe të formohet një organizatë ushtarake me emrin e UÇK-së, e cila kishte për detyrë me udhëheqë luftën çlirimtare në tërësi në hapësirën shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës, duke filluar edhe pjesë tjera të ish-Jugosllavisë, sikurse më vonë e kemi parë luftën në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës. Të gjitha këto ishin pjesë të kësaj ushtrie çlirimtare”, ka thënë Kelmendi.

Tash pas më shumë se 30 vitesh, ai e quan vendimin si historik për të ardhmen e vendit.

“I dha shtytje të madhe përpara luftës çlirimtare dhe në bazë të këtij vendimi u arrit marrëveshja me Shtabin e përkohshëm çlirimtar të UÇK-së që çështjet politike, diplomatike dhe financiare t’i kryejë LPK-ja, ndërsa çështjet ushtarake i mbeteshin shtabit qendror të përkohshëm të UÇK-së, i cili bënte analizën dhe jepte urdhra se si duhet kryer veprimet dhe ku duhet të kryhen aksionet çlirimtare. Kësisoj bëmë edhe ndarjen e zonave të cilat ishin të caktuara dhe ato u konfirmuan zyrtarisht si zona çlirimtare dhe secila kishin komandat e veta”, u shpreh tutje Kelmendi.

Kelmendi përmend edhe angazhimin e Hashim Thaçit si drejtor politik i UÇK-së.

Pikërisht, shpallja e aktgjykimit ndaj tij nga Gjykata Speciale më 17 nëntor, sipas tij, nuk është e rastësishme.

“Nuk ka asgjë që bëhet rastësisht, ra data dhe u bë, jojo. Çdogjë planifikohet me synime të caktuara, është synimi i realizimit të synimeve të veçanta, pra edhe data ka këtë qëllim, pikërisht datën e themelimit dhe emërtimit të UÇK-së me dënu personin i cili ka qenë drejtor i Drejtorisë Politike të UÇK-së rreth 8-9 muaj. Pra kjo nuk është rastësi, është planifikim me kohë” , ka theksuar Kelmendi.

Në këtë mbledhje të vitit 1994, pjesëmarrës ishin edhe Fazli Veliu, Emrush Xhemajli, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, Gafurr Elshani dhe Azem Syla.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Skandali në BE – “Oj Kosovo, Kosovo” – çfarë mesazhi ka kënga nacionaliste serbe?

Skandali në BE – “Oj Kosovo, Kosovo” – çfarë mesazhi ka kënga nacionaliste serbe?

Aksioni antidrogë në Vërmicë – Vdes 26-vjeçarja, dyshohet se gëlltiti një qese me narkotikë

Aksioni antidrogë në Vërmicë – Vdes 26-vjeçarja, dyshohet se gëlltiti një qese me narkotikë

Ministri irlandez: Mosnjohja e Kosovës nga disa shtete të BE-së, sfidë për vendin

Ministri irlandez: Mosnjohja e Kosovës nga disa shtete të BE-së, sfidë për vendin

AUV paralajmëron ndëshkime për shitjen dhe therjet ilegale të kafshëve

AUV kthen në kufi 27 tonë misër nga Serbia, analizat zbulojnë tejkalim të aflatoksinës

Skandali në BE – “Oj Kosovo, Kosovo” – çfarë mesazhi ka kënga nacionaliste serbe?

Skandali në BE – “Oj Kosovo, Kosovo” – çfarë mesazhi ka kënga nacionaliste serbe?

Aksioni antidrogë në Vërmicë – Vdes 26-vjeçarja, dyshohet se gëlltiti një qese me narkotikë

Aksioni antidrogë në Vërmicë – Vdes 26-vjeçarja, dyshohet se gëlltiti një qese me narkotikë

Si ishte krijuar emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një mbledhje të LPK-së në Zvicër, më 17 nëntor 1994?

Si ishte krijuar emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një mbledhje të LPK-së në Zvicër, më 17 nëntor 1994?

Ministri irlandez: Mosnjohja e Kosovës nga disa shtete të BE-së, sfidë për vendin

Ministri irlandez: Mosnjohja e Kosovës nga disa shtete të BE-së, sfidë për vendin

Tensione në ditën e 170-të të protestës në Tiranë, qytetarët përplasen me forcat e policisë

Tensione në ditën e 170-të të protestës në Tiranë, qytetarët përplasen me forcat e policisë

AUV paralajmëron ndëshkime për shitjen dhe therjet ilegale të kafshëve

AUV kthen në kufi 27 tonë misër nga Serbia, analizat zbulojnë tejkalim të aflatoksinës

Zulfaj: Kosova ka shënuar progres, por ende nuk ka marrë statusin e vendit kandidat për BE

Zulfaj: Kosova ka shënuar progres, por ende nuk ka marrë statusin e vendit kandidat për BE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën