TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Unë e di që Sllavisha Filiq e ka marrë Hafir Shalën” – gjyqi në mungesë ndaj të akuzuarit për krime lufte

Janë dëgjuar dy dëshmitarë në gjyqin në mungesë ndaj Sllavisha Filiq, i akuzuar për krime lufte. Ata dëshmuan për maltretimet dhe keqtrajtimet e përjetuara nga Filiq, dhe ndanë informacione rreth përfshirjes së tij në zhdukjen e doktorit, Hafir Shala.

nga Florijeta Dernjani
30 Prill, 2025
0 0
A A

Janë dëgjuar dy dëshmitarë në gjyqin në mungesë ndaj Sllavisha Filiq, i akuzuar për krime lufte. Ata dëshmuan për maltretimet dhe keqtrajtimet e përjetuara nga Filiq, dhe ndanë informacione rreth përfshirjes së tij në zhdukjen e doktorit, Hafir Shala.

“Unë e di që Sllavisha Filiq e ka marrë Hafir Shalën”- rrëfimi i dëshmitarëve për të akzuarin Filiq

Banka e të akuzuarit, është e zbrazët.

Kjo pasi Sllavisha Filiq, nuk është i arritshëm për organet e sigurisë.

Megjithatë ndaj tij po zhvillohet gjykimi në mungesë për krime lufte.

Për krimet, që Filiq dyshohet se ka kryer, dëshmoi Hamdi Hyseni.

Ai tregoi për maltretimet që ia kishin bërë gjatë kohës sa kishte qenë i ndaluar atë kohë nga sigurimi i shtetit serb.

“Mu sigurimi i shtetit më ka kidnapu, më ka mbajtë 46 ditë. Më kanë torturuar. Unë kisha shenja në trup. Dhe janë bërë shtatë muaj e nuk më janë largu shenjat e torturës. Mu kanë dashtë me m’vra qysh e kanë vra doktor, Hafir Shalën”, ka thënë Hamdi Hyseni – dëshmitar

Hyseni shpalosi dëshmi edhe për rastin e Hafir Shalës, doktori i cili që nga lufta figuron si i zhdukur.

Gisht, në këtë dyshohet që ka Filiq, i cili akuzohet se pasi e kishte ndaluar doktorin bashkë me dy persona të tjerë, e kishin dërguar në Sigurimin Shtetëror të Serbisë, ndaj të cilit më pas ishte ushtruar dhunë.

Këtë, e pohoi edhe dëshmitari Hyseni.

“Unë e di që Filiqi e ka marrë sepse janë bërë verifikimet prej Fadil Sylës dhe Pershiqit, në bazë të përshkrimit të këtyre dy personave që janë shpëtuar e s’kanë vdekur, ka dalë që është Filiqi. Dhe unë e kam njoftë personalisht atë, Sllavishën. E kam përcjellë, plus kur më kanë kidnapuar ka ardhë ma ka vendos alltinë qetu (bën me dorë kah koka), unë kam qenë i lidhur në karrige”, tregoi Hyseni.

Këtë e mbështeti Selman Kadriu, dëshmitari tjetër në gjyqin ndaj Filiqit.

Ai tregoi se para se të arrestohej, policia serbe e kishte bastisur shtëpinë e tij, ku ia kishin marrë edhe pesë vetura.

Njëra prej tyre, dyshohet se është përdorur edhe në rrëmbimin e doktorit,  Hafir Shala.

“Të vetmin sen që e kam ditë unë rreth kësaj çështje, ka qenë  se automjeti mu ka plaçkit prej shpije kur jam arrestu për herë të parë. Automjeti me të cilin thonë se është kidnapu (Hafir Shala)”, tha dëshmitari tjetër, Selman Kadriu.

Këtë veturë, dëshmitari thotë se disa herë e kishte parë duke e vozitur i akuzuari, Sllavisha Filiq.

“Ka pasë shumë raste që e kam taku në Prishtinë automjetin. E kanë vozit këta të Sigurimit Shtetëror, por më shumë Sllavisha Filiq”, tha ai

Para trupit gjykues, Kadriu tregoi edhe për keqtrajtimin e përjetuar gjatë kohës sa kishte qenë i ndaluar, e që në krye të tyre kishte qenë i akuzuari.

“Si kryesor i maltretimeve të mia kanë qenë Sllavisha Filiqi dhe Xhafer Beiqi”, tregoi Kadriu

Madje si pasojë e dhunës së ushtruar,  ai thotë se përfundonte i alivanosur.

“Çdo natë më kanë nxjerrë nëpër koridore që e lidhin burgun me ndërtesën e Sigurimit Shtetëror. Për anej n’kamë, për knej n’qebe, i alivanosun”, u shpreh ai.

Dëshmitari tregon që edhe sot jeton me pasojat e asaj kohe.

“Nuk e di se si kam shpëtu, çka po mujke njeri me duru. Moti i dekun, qe hala gjallë. Jetoj me një ushtimë në kokë ton kohën, më çmend”, deklaroi në seancë ai.

Gjyqi ndaj Filiq, do të vazhdojë me dëgjimin e një dëshmitari tjetër.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

Përfundon intervistimi i ministres Rizvanolli nga Prokuroria Speciale, jep detaje avokati i saj

Rizvanolli: Furnizimi me ujë të pijshëm në komunat veriore, pa problem

Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë

Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë

Dëmtohet posteri i “Komandant Lleshit” në qendër të Bujanocit, reagon Kryetari Arbër Pajaziti

Dëmtohet posteri i “Komandant Lleshit” në qendër të Bujanocit, reagon Kryetari Arbër Pajaziti

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsa më e madhe elektorale në 34 vite

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsa më e madhe elektorale në 34 vite

Fanatik: Galatasaray ofron 6 milionë euro për Xhakën

Fanatik: Galatasaray ofron 6 milionë euro për Xhakën

Ç’thotë ngjyra e flokëve për ju?

Ç’thotë ngjyra e flokëve për ju?

Shkëndija feston sot titullin kampion, ‘Ballistët’ premtojnë spektakël

Shkëndija feston sot titullin kampion, ‘Ballistët’ premtojnë spektakël

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

NY Knicks në finale të Lindjes, eliminoi kampionin Boston Celtics

NY Knicks në finale të Lindjes, eliminoi kampionin Boston Celtics

Përfundon intervistimi i ministres Rizvanolli nga Prokuroria Speciale, jep detaje avokati i saj

Rizvanolli: Furnizimi me ujë të pijshëm në komunat veriore, pa problem

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X