TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

U raportua i zhdukur, gjendet i vdekur i mituri në Prizren, dyshohet se u vetaksidentua

by teve1
11 muaj ago
3
A A
Njëri nga katër të plagosurit në Klinë po trajtohet në kujdesin intensiv

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Një 17-vjeçar nga lagjja Arbane e Prizrenit është gjetur i vdekur pasditen e së martës në rrugën Landovicë-Gjonaj, pas një aksidenti me motoçikletë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se viktima nuk ishte kthyer në shtëpi që nga mbrëmja e së hënës dhe ishte raportuar i zhdukur të martën.

Sipas tij, hetimet fillestare tregojnë se viktima, duke drejtuar një motoçikletë, nuk i ka përshtatur kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në murin mbrojtës të një shtëpie në ndërtim duke pësuar lëndime të rënda që kanë rezultuar me vdekje në vend.

Ai po ashtu ka njoftuar se Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të këtij rasti tragjik.

“Sot më datë 14 tetor 2025, rreth orës 16:00, policia është njoftuar se në rrugën Landovicë–Gjonaj, disa qytetarë që po punonin në ara kanë vërejtur një person të shtrirë nën rrugë, rreth 7–8 metra larg saj, pranë një muri ku po ndërtohej një shtëpi. Sipas raportimeve fillestare të qytetarëve, personi nuk shfaqte shenja jete. Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet fillestare. Nga veprimet hetimore është konstatuar se viktima është i mituri V.N. (i lindur më 15.08.2008), nga lagjja Arbane e Prizrenit, i cili që nga mbrëmë nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk ishte lajmëruar në telefon, ndërsa sot është raportuar si i zhdukur. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se viktima, derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë, nuk i është përshtatur kushteve dhe rrethanave të rrugës, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në murin mbrojtës të një shtëpie në ndërtim, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore që kanë rezultuar me vdekje në vendin e ngjarjes. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, po vazhdon hetimet për të sqaruar në detaje të gjitha rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Bytyqi./teve1.info/

Tags: Policia e Kosovesprizrenvdekje
ShareTweet

Postime të ngjashme

PISA 2025: Shqipëria, e para në rajon

PISA 2025: Shqipëria, e para në rajon

Smajljaj: Kosova duhet medoemos të shkojë në zgjedhje të reja

Smajljaj: Kosova duhet medoemos të shkojë në zgjedhje të reja

Ejupi: LDK-ja është bërë horë, janë aty disa si fëmijë të lazdruar që bëjnë sherre

Ejupi: LDK-ja është bërë horë, janë aty disa si fëmijë të lazdruar që bëjnë sherre

Sekuestrohen armë në Malishevë pas dyshimeve për të shtëna gjatë një ahengu familjar

Konfiskohet një armë në Kaçanik, i dyshuari shoqërohet në polici

Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë

Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë

Sekuestrohen armë në Malishevë pas dyshimeve për të shtëna gjatë një ahengu familjar

Konfiskohet një armë në Kaçanik, i dyshuari shoqërohet në polici

“Mandatet e deputetëve janë djegur”-Arifi akuzon VV-në për shkelje të Kushtetutës

“Mandatet e deputetëve janë djegur”-Arifi akuzon VV-në për shkelje të Kushtetutës

Peci pas takimit me Komandantin e KFOR-it: Angazhohemi për hapjen e urave të bashkëpunimit

Peci pas takimit me Komandantin e KFOR-it: Angazhohemi për hapjen e urave të bashkëpunimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën