Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë, u nda nga jeta ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Hashani.
Ai u varros në varrezat e Arbërisë në Prishtinë.
Hashanit iu dha lamtumira e fundit me nderime të larta ushtarake, në shenjë respekti për kontributin dhe sakrificën e tij gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.









