TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

U.d e presidentes i kërkon KPK-së që ta shpallë sa më parë konkursin për kryeprokuror

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, i ka kërkuar Këshillit Prokurorial që ta shpallë sa më parë konkursin për kryeprokuror të shtetit. Dekreti mund të jetë në dorë të saj, pasi Haxhiu mund ta ushtroj detyrën e Presidentes deri në gjashtë muaj.

by Florijeta Dernjani
2 javë ago
0 0
A A

“Këshilli Prokurorial duhet sa më parë që të shpallë konkursin, por duhet të sigurohet që procesi të mos jetë i kompremetuar qysh ka ndodhur në të kaluarën”.

Nga cilësia e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dërgoi këtë mesazh për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Sipas Haxhiut, procesi paraprak përmes së cilit Blerim Isusaj u propozua për kryeprokuror, është i dështuar.

Prej disa javësh, Këshilli Prokurorial është bërë me kryesues të ri dhe përbërje të re.

Kështu, profesori Mazllum Baraliu, vlerëson se KPK-ja duhet të veproj pa vonesa dhe ta nis procesin nga e para.

“Shpresoj se me një strukturë të re të Këshillit Prokurorial, që do të ketë zbatim të plotë e të mirëfilltë të dispozitave ligjore për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit. Dhe prandaj, pa u vonuar tashmë se mjaftë vonë është, edhe nga ata që janë kompetentë për shpalljen e konkursit do duhej që të vazhdojë procedura dhe të respektohet në plotni ligji përkatës për ta pasur sa më parë Kosova, kryeprokurorin e shtetit”, tha Baraliu.

Posti i kryeprokurorit të shtetit është me ushtrues detyre që nga vitit 2022.

Prandaj, avokati Valdet Hoxha thotë se çdo vonesë në këtë proces konsiderohet si e papranueshme.

“Është e pafalshme që edhe më tutje vendi të jetë pa kryeprokuror të shtetit, prandaj natyrshëm që Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet që në pajtim të plotë me kornizën ligjore dhe kushtetuese të procedojë me hapjen e konkursit të ri për emërimin e kryeprokurorit të shtetit”, tha avokati Valdet Hoxha.

Pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit, Albulena Haxhiu ka të drejtë që ta ushtroj këtë detyrë deri në gjashtë muaj.

Organizatat e Shoqërisë Civile të cilat e monitorojnë sistemin e drejtësisë, në vazhdimësi kanë theksuar se procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit nuk duhet të politizohet.

Një grup i tyre që monitoruan rekomandimin e KPK-së që Blerim Isufaj të zgjedhej kryeprokuror, e vlerësuan gjithë procesin si të komprometuar. Kjo për shkak se sipas tyre, jo të gjithë kandidatët u trajtuan në mënyrë të barabartë.

Bazuar në këto rekomandime, mirëpo edhe në ato të Ambasadës Britanike, Presidentja Vjosa Osmani vendosi që të mos e dekretoj Blerim Isufajn për kryeprokuror.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrijnë studentët shqiptarë nga RMV dhe rajoni, nis protesta në Shkup

Arrijnë studentët shqiptarë nga RMV dhe rajoni, nis protesta në Shkup

Çeku priti në takim nxënësit fitues të medaljeve në Olimpiadën Botërore të Matematikës

Çeku priti në takim nxënësit fitues të medaljeve në Olimpiadën Botërore të Matematikës

ATK inauguron Qendrën e re për Shërbim të Tatimpaguesve

ATK inauguron Qendrën e re për Shërbim të Tatimpaguesve

Alarmon Rashiq: Vuçiqi bashkë me Radoiçiqin prapa kërcënimeve dhe shantazhit të serbëve të Kosovës

“Ditari”- 18.05.2026

Irani i përgjigjet Trumpit: Nuk do të tolerojmë ciklin vizioz luftë-negociata

Irani i përgjigjet propozimit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës

Nga ushqimi te energjia, ASK tregon ku u rritën më shumë çmimet më 2025

Nga ushqimi te energjia, ASK tregon ku u rritën më shumë çmimet më 2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën