TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tymi i zi në “Kosova A” – Ndonëse defekti u sanua, banorët mbetën të shqetësuar

Një tym i zi që u lëshua ditë më parë nga termocentralet në Obiliq, ngriti shqetësim të banorët. Ata kërkojnë të merren masa nga organet përgjegjëse, pasi thonë që po u ndikon goxha në shëndet.

by Fëllënza Krasniqi
2 muaj ago
1 0
A A

Tym i dendur u lëshua ditë më parë nga termocentralet në Obiliq.

Ashtu siç u njoftua, arsyeja ishte një defekt në filtera.

Por kjo situatë ngriti shqetësim te qytetarët.

Banorët e kësaj zone thanë për televizionin, se ky ajër i ndotur, nuk është dukuri e re për ta.

Mirëpo, siç thonë, pavarësisht kësaj, askush nuk po merret me këtë çështje.

“Unë pesë operime i kam pas edhe me kancer jam, çka mundemi me bo kur s’kemi tjetër. Duhet me pas kujdes për popull, por nuk po merr masa askush”, tha qytetari Sabit Krasniqi.

Ndotja e ajrit vlerësohet se sjell dëme të mëdha në shëndet.

Nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Obiliq thonë se ky problem ka kohë të gjatë që është aktiv.

“Fatkeqësisht ndotja e ambientit në Obiliq është një nga problemet mjedisore në Kosovë, e për fat të keq kështu ka qenë që një kohë të gjatë… ne mendojmë se urgjentisht duhet të merren mesa në monitorimin e vazhdueshëm të ndotjes së ajrit, monitorimin e përhershëm të  filtrave, inspektime të shpeshta, instalimi i teknologjisë së detoksikimit”, thotë drejtoresha e QMF-së në Obiliq, Vjollca Hoti.

Sipas pulmologut, Besim Morina, personat më të ndjeshëm nga ndotja e ajrit janë ata me sëmundje kronike.

“Pacientët të cilët kanë asmë bronikiale, bronkit kronikë, kanë sëmundje malinje apo kancer të organeve të ndryshme, pastaj ata me sëmundje kardiovaskulare, me dekompozim kardiak, me hipertension, me çrregullime të ritmit e deri të sëmundjet e tjera kronike, pra këta janë më të ndjeshmit”, thotë Morina.

Ashtu siç ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës, fillimisht është evidentuar një ndërprerje e përkohshme në funksionimin e elektrofiltrave, i cili më pas, është sanuar.

Gjersa për këtë çështje, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet, pas pranimit të informacioneve dhe një video-incizimi që pretendohet se dëshmon lirimin e tymit ndotës nga oxhaqet e kësaj ndërmarrjeje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa shqiptarë u kthyen nga vendet e BE-së për tre muaj?

Sa shqiptarë u kthyen nga vendet e BE-së për tre muaj?

Kryeziu: Kushtetuta duhet të ndryshohet nëse po e bllokon funksionimin e shtetit

Kryeziu: Kushtetuta duhet të ndryshohet nëse po e bllokon funksionimin e shtetit

Fishekzjarre dhe mesazhe miqësie në Prishtinë, për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së

Fishekzjarre dhe mesazhe miqësie në Prishtinë, për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Qeveria miraton raportin për kontrollin e financave publike dhe hapjen e Fondit të Konfiskimit

Mbani këto bimë në tarracat dhe ballkonet tuaja për t’i larguar mushkonjat

Rita Ora nis turneun veror të koncerteve, më 1 gusht do të performojë në Ohër të Maqedonisë së Veriut

Rita Ora nis turneun veror të koncerteve, më 1 gusht do të performojë në Ohër të Maqedonisë së Veriut

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Qeveria miraton raportin për kontrollin e financave publike dhe hapjen e Fondit të Konfiskimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën