TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trepça ’89 fiton ndeshjen ndaj Feronikelit ’74 me rezultat zyrtar

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Trepça ’89 fiton ndeshjen ndaj Feronikelit ’74 me rezultat zyrtar

Ndonëse është mposht në fushë nga Feronikeli ’74, por Trepça ’89 është ajo që do të luajë në çerekfinale të Kupës së Kosovës, kështu ka njoftuar edhe FFK-ja.

Ekipit mitrovicas i është aprovuar ankesa e pretenduar se skuadra nga Drenasi ka aktivizuar lojtarë që nuk janë të regjistruar sipas rregullores për regjistrim, statustin dhe transferimin e lojtarëve.

Nikli e kishte fituar ndeshjen 1:0 në një të tetën e finales së Kupës së Kosovës, e zhvilluar me datë 4 shkurt në Drenas. Rezultati i ndeshjes nuk ishte regjistruar nga Komisioni i Garave, derisa këtë martë ky Komisioni e ka regjistruar me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të skuadrës mitrovicase.

“Miratohet si e bazuar ankesa e Trepçës ’89 dhe ndeshja e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës Feronikeli 74 – Trepça ‘89 regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Trepçës ’89. Komisioni i Garave ka konfirmuar se për klubin nga Drenasi në atë ndeshje kanë luajtur pa të drejtë Armend Blakqori, Donat Hasani, Fitim Susuri, Adem Maliqi, Endrit Baholli dhe Shpresim Zogu”, shkruhet në këtë vendim.

Sipas Komisionit, deri më 4 shkurt nuk kishte njoftim për regjistrimin e këtyre lojtarëve përmes platformës FIFA Connect.

Feronikeli ’74 luan në Ligën e Parë të Kosovës. Është klub i ri në fakt, që shfrytëzon të gjitha asetet e klubit nga Drenasi, Feronikeli, zyrtarisht i shuar. Feronikeli ’74 ka startuar me gara në Ligën e Parë, falë një fuzionimi që vazhdon të mbetet shumë i dyshimtë. Klubi i sapoformuar ishte fuzionuar me klubin Fortuna të Ligës së Dytë dhe me një vendim të pasqaruar ndonjëherë nisi garat në Ligën e Parë.

Feronikeli 74 është lider në Grupin A të Ligës së Parë dhe në rrugë të mirë për kalim në Superligë. Trepça ’89 garon në Superligë dhe është në garë për mbetje në elitë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Asllani beson në fitore në Dublin

Asllani beson në fitore në Dublin

Asllani: Do të japim maksimumin, synojmë fitore ndaj Iralndës

Asllani: Do të japim maksimumin, synojmë fitore ndaj Iralndës

Foda para ndeshjes me Irlandën: Do të tentojmë nëpërmjet kundërsulmeve të fitojmë këtë takim

Foda para ndeshjes me Irlandën: Do të tentojmë nëpërmjet kundërsulmeve të fitojmë këtë takim

U21: Kosovë – Luksemburg, publikohet formacioni i “Dardanëve”

Kosova U-21 mundet nga Luksemburgu

Gara për kreun e LDK-së, Rugova paralajmëron kandidatura të tjera serioze

Gara për kreun e LDK-së, Rugova paralajmëron kandidatura të tjera serioze

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken

Vllasi për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Nuk besoj se ishte e rastësishme, duhet të ketë reagim dhe kërkimfalje

Vllasi për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Nuk besoj se ishte e rastësishme, duhet të ketë reagim dhe kërkimfalje

“Info Nata”- 16.11.2026

“Info Nata”- 16.11.2026

KRU “Gjakova” njofton për rritjen e nivelit të ujit në Liqenin e Radoniqit

KRU “Gjakova” njofton për rritjen e nivelit të ujit në Liqenin e Radoniqit

Meta bashkëpunon me median për të zgjeruar përmbajtjen e asistentëve të IA

Meta gjobitet me 805 milionë euro në Itali, dyshohet se Facebook kishte akses në fotot private të miliona përdoruesve

Kulla për anulimin e samitit të NATO-s në Shqipëri: Ngjarje e rëndë, por e pritshme

Kulla për anulimin e samitit të NATO-s në Shqipëri: Ngjarje e rëndë, por e pritshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën