TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zyrtare, Drenica bie nga Superliga e Kosovës për herë të parë në histori

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Zyrtare, Drenica bie nga Superliga e Kosovës për herë të parë në histori

16:50 – Zyrtare, Drenica bie nga Superliga e Kosovës për herë të parë në histori

Drenica është skuadra e parë e Superligës së Kosovës që edhe zyrtarisht nga edicioni tjetër, për herë të parë do të bëj gara në rangun e dytë të futbollit kosovar.

Drenica me disfatën e pësuar në udhëtim te Trepça ’89 të shtunën me rezultatin 3:1, ka humbur gjasat për ta zënë të paktën vendin e barazhit, që është një mundësi shtesë për t’i shpëtuar mbijetesës. Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës.

Deri në fund të kampanjës së sivjetme të Superligës, Drenica do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje, dhe janë në lojë edhe nëntë pikë. “Kuqezinjtë” për herën e parë në histori të klubit do të bëjnë gara në rangun e dytë të futbollit të Kosovës. Rënia e Drenicës ka ardhur si pasojë e serisë së 10-të disfatave të njëpasnjëshme.

Drenica këtë të shtunë në “Riza Lushta” pësoi humbje me rezultat 3:1 nga Trepça ’89. Ekipi mitrovicas epërsinë e hershme ndaj kuqezinjëve e morën me golin e Egzon Fazliut në minutën e 3′ të ndeshjes, derisa Fatty në 30′ dyfshoi epërsinë. I njëjti futbollist shënoi edhe në 44′, por goli i tij u anulua pasi Sekiraqa ishte në pozitë jashtëloje. Me epërsi prej dy golave, ’89-shi shkoi në pushim të pjesës së parë.

Ndërkaq me të nisur pjesa e dytë, kapiteni Rilind Nimani me një parabolë shënoi për 3:0, teksa vetëm tre minuta me pas ekipi drenicas arriti golin e nderit në këtë ndeshje me Osman Mëziun.

Trepça ’89 tani ka 37 pikë në vendin e tetë, kurse Drenica mbetet e fundit me 23 pikë dhe është përshendetur nga Superliga përherë të parë nga paslufta.

15:35 – Trepça ’89 e qetë shkon në pushim ndaj Drenicës

Trepça ’89 ka shkuar në pushim të pjesës së parë me epërsi të dyfishtë ndaj Drenicës. Ekipi nga Mitrovica po e mposht 2:0 kuqezinjtë në ndeshjen që i takon xhiros së 33 në Superligën e Kosovës në futboll.

Epërsi e hershme e Trepçës ’89 ndaj Drenicës, e ka shënuar Egzon Fazliu në minutën e tretë, derisa Madi Karamo Fatty ka dyfishuar epërsinë në minutën e 30. Fatty shënoi edhe në 44′, por goli i tij u anulua, pasi Sekiraqa ishte në pozitë jashtëloje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenica kampione e Kosovës në futsall

Drenica kampione e Kosovës në futsall

Kosova fiton grupin, siguron Ligën B dhe “play-off”-in e Botërorit 2027

Kosova fiton grupin, siguron Ligën B dhe “play-off”-in e Botërorit 2027

Asllani pritet të kthehet te Interi

Interi cakton çmim të ri për Kristjan Asllanin

Ylber Ramadani me rekord te Shqipëria

Ylber Ramadani me rekord te Shqipëria

Lyeni këtë në shputa para se të vishni sandalet: Truku që parandalon flluskat e dhimbshme

Lyeni këtë në shputa para se të vishni sandalet: Truku që parandalon flluskat e dhimbshme

Numërohen 75% të votave nga diaspora, VV kryeson bindshëm

Numërohen mbi 55% e votave të kandidatëve, këta janë më të votuarit

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Prishtina përgatitet për verën, Rama: Fontanat publike po rikthehen në funksion

Haxhiu: Të dëshmojmë maturi e dashuri për vendin

Haxhiu udhëton për në Sofje, merr pjesë në Samitin e SEECP-së

​148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

​148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

​27 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe

​27 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe

E marta me diell dhe vranësira

E mërkura me diell deri në 31°C

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën