TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trajneri francez do titullin me Prishtinën

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Trajneri francez do titullin me Prishtinën

Skuadra e Prishtinës po vazhdon fazën përgatitore në Turqi për sezonin 2024/25 në Superligën e Kosovës në futboll.

Nën urdhrat e trajnerit nga Franca, Jean-Michel Cavalli, ekipi po përgatitet intensivisht dhe në mënyrën më të mirë të mundshme që ta ketë një paraqitje sa më të mirë në sezonin e ri.

Krahas ndryshimeve në shtabin teknik, Prishtina ka ristrukturuar edhe ekipin ndërsa ndeshjen e parë në sezonin e ri e luan në shtëpi kundër Suharekës.

Trajneri Cavalli në një intervistë për faqen e klubit, ka folur për përgatitjet dhe synimet që i ka me Prishtinën. Ai nuk ka hezituar të pranoj se në Kosovë ka ardhur për ta fituar titullin e kampionit.

“Prishtina është emër i madh dhe para se të vija këtu kam pasur njohuri dhe informata për klubin. Kam ardhur këtu me objektivin e qartë, pra dua të fitoj titullin. Kam pasur një karrierë të suksesshme në shumë vende dhe dëshira ime është të fitoj edhe këtu. Mesazhi për ‘Plisat’ është se jam i sigurt se do ta ngrisim lartë Prishtinën dhe jam i bindur se ekipi është i gatshëm dhe besoj se do të arrijmë ta fitojmë titullin”, ka thënë ndër të tjera Cavalli.

Sezonin e fundit, Prishtina përfundoi në pozitën e pestë në tabelë, gjë që i pamundësoi daljen në garat evropian. Po ashtu, Prishtina e fitoi Superkupën e Kosovës dhe luajti në finalen e kupës, ku u mposht nga Ballkani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyrtare, Ibrahimoviq huazohet te Augsburgu

Zyrtare, Ibrahimoviq huazohet te Augsburgu

Faton Ademi transferohet në kategorinë e dytë gjermane

Faton Ademi transferohet në kategorinë e dytë gjermane

Selmani ia dedikon Kosovës suksesin në Lojërat Mesdhetare

Selmani ia dedikon Kosovës suksesin në Lojërat Mesdhetare

Barcelona zyrtarizon Gabriel Jesusin

Barcelona zyrtarizon Gabriel Jesusin

6 deputetë të LDK-së kundër Sejdiut, a do t’i kërkojë VV-ja votat e Aleancës?- Flet Kurti

6 deputetë të LDK-së kundër Sejdiut, a do t’i kërkojë VV-ja votat e Aleancës?- Flet Kurti

Kurti paralajmëron takim të ri me Abdixhikun: Duhet të diskutojmë rrugën përpara

Kurti paralajmëron takim të ri me Abdixhikun: Duhet të diskutojmë rrugën përpara

Dita e 94-të e protestës në Tiranë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, përplasje me policinë

Dita e 94-të e protestës në Tiranë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, përplasje me policinë

Kurti për 6 deputetët e LDK-së: Qëndrimi i tyre është i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm, duket se duan zgjedhjet e reja

Kurti për 6 deputetët e LDK-së: Qëndrimi i tyre është i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm, duket se duan zgjedhjet e reja

Mustafa: Nëse ka zgjedhje, gjashtë deputetët që kundërshtuan Sejdiun nuk duhet të jenë pjesë e listës së LDK-së

Mustafa: Nëse ka zgjedhje, gjashtë deputetët që kundërshtuan Sejdiun nuk duhet të jenë pjesë e listës së LDK-së

ASK: Rriten të hyrat e Qeverisë

ASK: Rriten të hyrat e Qeverisë

Bërxulli: Abdixhiku po lan hesapet brenda partisë, kundërshtarët e Sejdiut po i bën “tabelë qitjeje”

Bërxulli: Abdixhiku po lan hesapet brenda partisë, kundërshtarët e Sejdiut po i bën “tabelë qitjeje”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën