TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tragjedi në botën e motorsportit: Vdes në moshën 20-vjeçare Borja Gomez

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Tragjedi në botën e motorsportit: Vdes në moshën 20-vjeçare Borja Gomez

Bota e motorsportit është goditur rëndë nga një tragjedi pas vdekjes së Borja Gómez në moshën 20-vjeçare.

Gómez u përfshi në një aksident të tmerrshëm gjatë garës së Kampionatit Europian të Stock-ut më herët gjatë ditës së sotme.

Piloti spanjoll, me origjinë nga San Javier, po udhëhiqte renditjen e kampionatit botëror përpara raundit të tretë në pistën Magny-Cours në Francë.

Kjo pasonte një vend të dytë në garën hapëse të sezonit në Estoril dhe një fitore në pistën e Jerez në fillim të qershorit.

Megjithatë, gjatë seancës së praktikës së lirë, ai u përfshi në një përplasje fatale.

Raportohet se Gómez kishte dalë nga pista vetëm, por më pas u godit nga motori i një piloti tjetër që po vinte pas tij.

Në një deklaratë të ekipit të tij, Team Honda Laglisse, u konfirmua lajmi i dhimbshëm.

Borja Gómez kishte garuar më parë në Moto2, dhe ëndërronte të rikthehej një ditë aty.

Ai e nisi karrierën e tij në garat Supermoto në Spanjë, për të kaluar më pas në Kawasaki Cup në vitin 2019.
Më vonë kaloi në Superbike, ku përfundoi i dyti në sezonin 2021 të Kampionatit Spanjoll të Superbike-ve.
Një vit më vonë, ai ishte sërish nënkampion me Cardoso Team.

Në vitin 2023, ai iu bashkua Moto2 me ekipin Fantic Racing, ku mori pjesë në 13 gara të Grand Prix-it, përpara se të kalonte te FIM Stock European Championship, ku po shkëlqente këtë sezon.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hendboll, Ostlund publikon listën për ndeshjet e radhës

Hendboll, Ostlund publikon listën për ndeshjet e radhës

Ballkani e fiton me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Vushtrrisë

Ballkani e fiton me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Vushtrrisë

Carrick e Fernandes sqarojnë problemet, zotohen ta ndihmojnë klubin

Carrick e Fernandes sqarojnë problemet, zotohen ta ndihmojnë klubin

Pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit pas aksidentit tragjik mes trenave

Pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit pas aksidentit tragjik mes trenave

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi

Protesta në Prishtinë, pjesëmarrës dhe familjarë të Arlinda Zekajt

Protesta në Prishtinë, pjesëmarrës dhe familjarë të Arlinda Zekajt

Policia publikon pamje nga arrestimi i Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Policia publikon pamje nga arrestimi i Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Mungesë e masave të sigurisë në ndërtim, ndalen punimet në gjashtë objekte në Kosovë

Mungesë e masave të sigurisë në ndërtim, ndalen punimet në gjashtë objekte në Kosovë

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Koalicioni Shqiptar i gatshëm t’i bashkohet qeverisë së Serbisë, nëse plotësohen kushtet e tij

Kurti: Medresetë shqiptare funksionojnë si shkolla fetare edhe institucione edukative

Kurti: Medresetë shqiptare funksionojnë si shkolla fetare edhe institucione edukative

Prishtina Mall sjell “Fashion in Motion” – moda, kreativiteti dhe stili në një përvojë unike

Prishtina Mall sjell “Fashion in Motion” – moda, kreativiteti dhe stili në një përvojë unike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën