TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trafikuan mbi 2.4 tonë drogë, SPAK arreston drejtuesin e grupit kriminal

by teve1
57 minuta ago
0
A A
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale SPAK-u, po heton pasuritë e 89 kosovarëve në Shqipëri

SPAK ka arrestuar në person i dyshuar si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi, Turqisë, vendeve të BE si dhe Amerikës së Jugut, ndërsa ka zbardhur edhe tre episode të trafikimit të sasive të mëdha të drogës.

Në pranga përfundoi E.B., ndaj të cilit Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, ndërsa hetimet ndaj tij kishin nisur që në 2024 për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas SPAK, E.B. konsiderohet një nga drejtuesit e grupit kriminal, veçanërisht për episodin e trafikut të 236 kilogramëve marijuanë drejt Turqisë.

Nga hetimet e deritanishme janë identifikuar edhe 14 persona, ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurimi, pasi dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit kriminal dhe të përfshirë në organizimin e trafikut të drogës.

“Nga këqyrja dhe analiza e të dhënave të administruara, është bërë e mundur identifikimi fillimisht i 14 (katërmbëdhjetë) personave nën hetim, të proceduar më parë për interesa të këtij procedimi penal: I. S., (alias X.,), E. Sh., R. Rr., B. S (alias X), A. N (alias L. S.,), H. S (alias X, alias L.,), V. B., P. Rr., G. Rr., A. A., (alias Ç.,), A. Gj., (alias I.,), A. Q., J. Ç., dhe M. B., ndaj të cilëve, janë caktuar dhe masat e sigurimit personal pasi dyshohen se kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale në trafikimin të lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Sipas hetimeve, grupi kriminal organizonte trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion përfundimtar Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si dhe transportin e kokainës nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Një pjesë e provave janë siguruar përmes analizës së komunikimeve në platformën e enkriptuar Sky ECC.

SPAK bën me dije se deri tani janë dokumentuar tre episode të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku në total janë sekuestruar mbi 2.4 ton lëndë narkotike. Konkretisht:

3 nëntor 2020 – Autoritetet malazeze sekuestruan 1,722 kilogramë marijuanë, e transportuar nga Shqipëria me destinacion Gjermaninë.

26 janar 2021 – Autoritetet turke sekuestruan 236 kilogramë marijuanë, të nisur nga Shqipëria drejt Turqisë.

23 nëntor 2020 – Autoritetet holandeze sekuestruan 475 kilogramë kokainë në portin e Vlissingen, në një ngarkesë që kishte mbërritur nga Ekuadori.

SPAK bën të ditur se hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe dokumentimin e përfshirjes së personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në këtë aktivitet kriminal ndërkombëtar./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​160 zjarre në Shqipëri brenda dy javësh

​160 zjarre në Shqipëri brenda dy javësh

Vrasja e 20-vjeçarit kosovar në Suedi, dyshohet për atentat, arrestohet i dyshuari

Vrasja e 20-vjeçarit kosovar në Suedi, dyshohet për atentat, arrestohet i dyshuari

Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar mbërrijnë në Ankara për Samitin e NATO-s

Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar mbërrijnë në Ankara për Samitin e NATO-s

Erdogan e Trump zhivllojnë takim në kuadër të Samitit të NATO-s

Erdogan e Trump zhivllojnë takim në kuadër të Samitit të NATO-s

Gjini takon raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, Terras: Integrimi në NATO dhe BE duhet të jetë prioritet

Gjini takon raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, Terras: Integrimi në NATO dhe BE duhet të jetë prioritet

Apeli ia ul dënimin nga 2 në 1 vit burgim Dejan Pantiqit për sulmin ndaj zyrave të KKZ-së

Apeli ia ul dënimin nga 2 në 1 vit burgim Dejan Pantiqit për sulmin ndaj zyrave të KKZ-së

“Ditari” – 07.07.2026

“Ditari” – 07.07.2026

​160 zjarre në Shqipëri brenda dy javësh

​160 zjarre në Shqipëri brenda dy javësh

Vrasja e 20-vjeçarit kosovar në Suedi, dyshohet për atentat, arrestohet i dyshuari

Vrasja e 20-vjeçarit kosovar në Suedi, dyshohet për atentat, arrestohet i dyshuari

Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar mbërrijnë në Ankara për Samitin e NATO-s

Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar mbërrijnë në Ankara për Samitin e NATO-s

Ambasada amerikane ndan pamje nga shënimi i 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së: Faleminderit, Kosovë, që festove me ne

Ambasada amerikane ndan pamje nga shënimi i 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së: Faleminderit, Kosovë, që festove me ne

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën