TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Totaj: Qeveria zero investime për Prizrenin

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A

Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2023 nuk ka realizuar asnjë investim kapital në Komunën e Prizrenit. Përveç kësaj, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj kritikon Qeverinë për mungesë bashkëpunimi me pushtetin lokal.

Ai thotë se kjo komunë ka shpenzuar mbi 80 për qind të buxhetit për investime kapitale, shton se për shkak të procedurave burokratike nuk është shpenzuar i tëri.

Totaj po ashtu shprehet i pakënaqur edhe me ndarjen e buxhetit për këtë vit. Sipas tij, kjo ndarje është bërë në mënyrë të padrejtë, dhe se për këtë komunë nuk ka rritje reale të buxhetit.

“Në qytet investimet kapitale që kanë ndodh prej burimeve të komunës, prej buxhetit tonë jemi në rregull, mirëpo qeveria asnjë investim nuk e ka bërë në Prizren, absolut. Tash e kemi pas një rast kur kemi filluar një gurë-themel për një çerdhe, faktikisht drejtoria komunale e arsimit ka aplikuar me një projekt, ne e kemi ndarë tokën kurse ministria do të bëjë investimin, mirëpo është investim i përbashkët, sepse vlera e tokës është më e madhe sesa vlera e ndërtimit. Por, qeveria të bëjë një investim me iniciativën e tyre në territorin e Komunës së Prizrenit vitin 2023 nuk ka ndodhë”, thotë Totaj.

I njëjti vlerëson se mungesa e komunikimit me ekzekutivin ndikon te rritja e performancës. Madje, ai thotë se qeveria ka tendenca të ndërhyjë edhe në autonominë financiare të komunave e cila është e garantuar me Ligjin për vetëqeverisje lokale.

“Kishte me qenë mirë sikur me nivelin qendror të kishim një bashkëpunim më të mirë. Kam takuar shumë ambasador të shteteve evropiane, të Amerikës, shumë udhëheqës të agjencive ndërkombëtare si USAID, GIZ e të tjera, mirëpo për fat jo të mirë me kryeministrin, me ministrat e qeverisë nuk kemi atë afërsi të komunikimit dhe të bashkëpunimit, dhe kjo nuk është diçka që duhet të krenohemi, por duhet të punojmë bashkërisht që të rrisim nivelin e komunikimit, sepse është interes publik dhe bashkëpunimi më i afërt i yni me qeverinë qendrore do të ishte element që ndikon në rritje të performancës edhe qeverisë sonë, e përfitimi shkon tek publiku, në këtë rast tek qytetarët e Komunës së Prizrenit”, shprehet Totaj.

I pari i kësaj komunë, shprehet i pakënaqur edhe me ndarjen e buxhetit që i është bërë kësaj komune për këtë vit. Sipas tij, ndarja buxhetore për komunat për vitin 2024 është diskriminuese.

“Niveli qendror dëmet buxhetore që i ka bërë nuk ka pas një qasje korrekte. Prej gjithë buxhetit të Kosovës për vitin 2024 veç 22.5 për qind shkojnë për gjitha komunat bashkë, pjesa tjetër do të mbesë tek qeveria. Kurse ndarja nëpër projekte në komuna për mua është e palogjikshme në qoftë se për Komunën e Shtimes ndahen më shumë mjete sesa për Prishtinën ose për Prizrenin. D.m.th ka pas një qasje diskriminuese ndaj komunave të mëdha që për mua është e palogjikshme, sepse ato mjete pavarësisht se kush është në pushtet i dedikohen qytetarëve dhe jo qeverisjes lokale të cilësdo komunë. Aty kemi pakënaqësi serioze e po ashtu edhe argumente…04:22 Rritje reale nuk ka, pra, ka rritje nominale, mirëpo kjo rritje nuk tregon fuqi më të madhe blerëse të këtij buxheti. Ne e kemi buxhetin e tërësishëm rreth 65 milion, mirëpo kur ke parasysh inflacionin dhe sa është rrit buxheti, ndikojnë në rënien e fuqisë blerëse të mjeteve financiare”, vijon Totaj./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Lëvizja Vetëvendosje fton PDK-në e LDK-në t’i propozojnë tre emra për president

2 mijë e 827 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve

Me patentë-shofer të falsifikuar nga Serbia tentoi ta konvertonte në RKS, policia nis hetimet

Arrestohet i mituri në Gjakovë, ushtroi dhunë psikike ndaj nënës së tij

Tre të mitur rrahin dhe therin me thikë një person, arrestohen

Suplementet me vaj peshku nuk janë të dobishme për të gjithë

Suplementet me vaj peshku nuk janë të dobishme për të gjithë

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Lëvizja Vetëvendosje fton PDK-në e LDK-në t’i propozojnë tre emra për president

2 mijë e 827 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve

Me patentë-shofer të falsifikuar nga Serbia tentoi ta konvertonte në RKS, policia nis hetimet

Arrestohet i mituri në Gjakovë, ushtroi dhunë psikike ndaj nënës së tij

Tre të mitur rrahin dhe therin me thikë një person, arrestohen

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një person në Gjakovë

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok, policia nis hetimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën