TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA-ja e shpall organizatë kriminale Grupin “Wagner”

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
SHBA-ja e shpall organizatë kriminale Grupin “Wagner”

Departamenti amerikan i Thesarit tha më 26 janar se sanksionet e reja shënjestrojnë gjashtë individë dhe 12 entitete, përfshirë edhe një kompani të imazheve satelitore nga Kina dhe kompani dhe persona në Republikën Qendrore Afrikane, ku Wagner ka mercenarë aktivë, por edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në njoftimin e Thesarit tha se sanksionet janë pjesë e përpjekjeve për të “degraduar aftësinë e Rusisë në luftën kundër Ukrainës”.

Mijëra trupa të Wagner-it po luftojnë në Ukrainë dhe themeluesi i këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, publikisht ka tentuar që të marrë meritat për përparimet në fushëbetejë. Ai po ashtu është parë në video duke rekrutuar luftëtarë për Wagner-in në burgjet ruse, duke u premtuar të burgosurve falje nëse marrin pjesë në luftime.
Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë kanë fajësuar trupat e Wagner-it për mizoritë kundër civilëve në Ukrainë, teksa pushtimi rus i Ukrainës tani ka hyrë në muajin e 12-të.

“Teksa sanksionet ndaj Rusisë nga koalicioni ynë ndërkombëtar vazhdojnë të japin rezultate, Kremlini është i dëshpëruar duke kërkuar për armë dhe mbështetje – përfshirë edhe përmes Grupit brutal Wagner – për të vazhduar luftën e tij të pajustifikuar kundër Ukrainës”, citohet të ketë thënë sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen.

Thesari tha se personeli i Wagner-it “po përfshihet në aktivitete serioze kriminale, përfshirë ekzekutimet masive, përdhunime, rrëmbime fëmijësh dhe abuzime fizike në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali”.

SHBA-ja tha se që nga vitit 2017, Wagner ka qenë i përfshirë në aktivitete që kanë kërcënuar Ukrainën.

“Në kohën kur ushtria ruse ka pasur ngecje në fushëbetejë, [presidenti rus, Vladimir] Putin po varet te Wagner-i për të vazhduar luftën e tij”, tha SHBA-ja.

Në listën e sanksioneve janë përfshirë edhe disa kompani. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK triumfon në balotazh në pesë Komuna

LDK reagon pasi emrat e deputetëve të saj u vendosën pranë Listës Serbe: Nuk shantazhohemi

Dodik shpall fitoren në Republikën Sërpska, partitë nacionaliste forcojnë pozitat në Bosnje

Dodik shpall fitoren në Republikën Sërpska, partitë nacionaliste forcojnë pozitat në Bosnje

Afër 200 studentë të plagosur gjatë protestave në Francë

Afër 200 studentë të plagosur gjatë protestave në Francë

Ekspozohen të dhënat personale të 8.8 milionë personave në një incident sigurie në Danimarkë

Ekspozohen të dhënat personale të 8.8 milionë personave në një incident sigurie në Danimarkë

Aleanca thërret konferencë të jashtëzakonshme

Aleanca thërret konferencë të jashtëzakonshme

Gjuhen fishekzjarre drejt objektit të Qeverisë

Gjuhen fishekzjarre drejt objektit të Qeverisë

“Matrix”- 05.10.2026

“Matrix”- 05.10.2026

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Pas tensioneve para Kuvendit, Policia del me njoftim

Vazhdojnë tensionet pranë Kuvendit

Vazhdojnë tensionet pranë Kuvendit

“Jam trajtuar si njeri më i rrezikshëm në burg” – ish-gardiania serbe e Burgut të Lipjanit, Nadica Cepkenoviq

“Jam trajtuar si njeri më i rrezikshëm në burg” – ish-gardiania serbe e Burgut të Lipjanit, Nadica Cepkenoviq

Haradinaj skeptik për Qeverinë Kurti III, paralajmëron përpjekje të fshehta për sigurimin e votave

Haradinaj në protestë: Fatkeqësi e madhe mosvotimi i ligjit, po gëzohet Beogradi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën