TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Xani: Gjykata Speciale ka prodhuar argumente që Serbia mund t’i përdorë kundër Kosovës

by teve1
3 minuta ago
0
A A
Xani: Gjykata Speciale ka prodhuar argumente që Serbia mund t’i përdorë kundër Kosovës

Analisti politik, Visar Xani ka vlerësuar se Gjykata Speciale në Hagë ka prodhuar argumente që Serbia dhe Rusia mund t’i përdorin në fushatat e tyre kundër Kosovës, historisë së saj dhe procesit të shtetndërtimit.

Duke folur në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ku u diskutua aktgjykimi në rastin e “pengimit të drejtësisë” ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, Xani ka thënë se zhvillimet në këtë gjykatë përbëjnë dy goditje për Kosovën.

Ai ka theksuar se, pavarësisht kohëzgjatjes së dënimeve, rëndësia e vendimeve qëndron edhe në mënyrën se si ato mund të shfrytëzohen në arenën ndërkombëtare.

“E rëndësishme është që për dikë që dëshiron ta përdorë si argument, e përdor faktin që u dënua ish-presidenti i Kosovës, pra tash edhe për pengim të drejtësisë. Nga aspekti i argumenteve, kjo gjykatë tash ka prodhuar disa argumente për Serbinë që t’i përdorë kundër Kosovës, kundër historisë së Kosovës, jo vetëm në aspektin e zhvillimit të shtetësisë sonë”, ka deklaruar Xani.

Sipas tij, ndikimi i këtyre vendimeve mund të shtrihet në dy drejtime: në perceptimin për historinë dhe luftën çlirimtare, si dhe në procesin e zhvillimit të shtetit të Kosovës.

“Pra, ka dy goditje këtu. Në njërën anë po ta godet historinë dhe luftën çlirimtare, ndërsa në anën tjetër ta godet edhe zhvillimin e vendit dhe të shtetit. Edhe ato shtete që kanë qenë ndoshta në dilemë për ta njohur pavarësinë e Kosovës, tash dilemat janë rritur”, është shprehur ai.

Xani ka shtuar se Serbia dhe Rusia, sipas vlerësimit të tij, nuk do të hezitojnë t’i shfrytëzojnë këto zhvillime për qëllimet e tyre politike.

“Vendimet e tilla janë shumë të rëndësishme për Serbinë edhe për Rusinë për t’i përdorur. Ata nuk do të rrinë duarkryq, sepse e kanë pasur të vështirë në njëfarë mënyre ta sjellin situatën deri këtu dhe tash, kur e kanë bërë investimin më herët, në njëfarë mënyre janë duke korrur dhe duke i përdorur këto kundër Kosovës”, ka thënë Xani.

Në këtë kontekst, ai ka vlerësuar se institucionet e Kosovës duhet të shtojnë angazhimin diplomatik për të kundërshtuar narrativat e Serbisë në arenën ndërkombëtare.

“Ne duhet të koncentrohemi shumë edhe në aspektin diplomatik që ta neutralizojmë një fushatë të ngjashme dhe agresive të Serbisë, por me argumente të fuqishme. Tekefundit, ne i kemi përjetuar në lëkurë dhe e dimë vendimin e kësaj gjykate, por nuk e din dikush tjetër se si është themeluar kjo gjykatë dhe çfarë motive politike mund të ketë kjo gjykatë”, ka theksuar ai.

Në fund, Xani ka thënë se përgjegjësia për adresimin e këtyre zhvillimeve bie mbi institucionet shtetërore, partitë politike dhe diplomacinë e Kosovës, duke përfshirë edhe angazhimin në procesin e apelimit.

“Qeverisë i mbetet barra kryesore, por edhe secilit subjekt politik, Kuvendit, diplomacisë parlamentare dhe çdo sistemi tjetër në Kosovë, për të provuar njëfarë neutralizimi dhe për t’u koncentruar në Apel”, ka përfunduar Xani.

Ndryshe, trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, i kryesuar nga gjykatësi Christopher Gosnell, sot më 17 nëntor, shpalli aktgjykimin në rastin e pengimit të drejtësisë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarve të tij.

Thaçi u dënua me 17 muaj burgim, ndërsa Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u dënuan me nga 12 muaj burgim, dënime të cilat u konsideruan të shlyera me kohën e kaluar në paraburgim.

Hajredin Kuçi u dënua me një muaj burgim me kusht, me periudhë prove prej një viti, ndërsa Isni Kilaj u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Procesi gjyqësor kishte nisur në shkurt dhe kishte përfunduar në shtator, gjatë të cilit ishin administruar dëshmi gojore dhe me shkrim.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ankese./teve1.info/

Tags: Gjykata SpecialeKosovaSerbiaTeve1Visar Xani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Duam të rrisim prodhimin në vendin tonë dhe të eksportojmë sa më shumë jashtë tij

Kurti: Duam të rrisim prodhimin në vendin tonë dhe të eksportojmë sa më shumë jashtë tij

Rrecaj kritikon vendimin e Speciales: I pritshëm, politik dhe skandaloz

Rrecaj kritikon vendimin e Speciales: I pritshëm, politik dhe skandaloz

Haxhiu takon katër eurodeputetë në Bruksel, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

Haxhiu takon katër eurodeputetë në Bruksel, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

“I guximshëm, i sinqertë, i drejtë, korrekt” – Emocione në Lubizhdë pas lirimit të Isni Kilajt

“I guximshëm, i sinqertë, i drejtë, korrekt” – Emocione në Lubizhdë pas lirimit të Isni Kilajt

Xani: Gjykata Speciale ka prodhuar argumente që Serbia mund t’i përdorë kundër Kosovës

Xani: Gjykata Speciale ka prodhuar argumente që Serbia mund t’i përdorë kundër Kosovës

Irlanda shënon edhe golin e tretë ndaj Kosovës

Irlanda shënon edhe golin e tretë ndaj Kosovës

Kurti: Duam të rrisim prodhimin në vendin tonë dhe të eksportojmë sa më shumë jashtë tij

Kurti: Duam të rrisim prodhimin në vendin tonë dhe të eksportojmë sa më shumë jashtë tij

Rrecaj kritikon vendimin e Speciales: I pritshëm, politik dhe skandaloz

Rrecaj kritikon vendimin e Speciales: I pritshëm, politik dhe skandaloz

Beyoncé thyen një tjetër rekord historik në Grammy

Beyoncé thyen një tjetër rekord historik në Grammy

Haxhiu takon katër eurodeputetë në Bruksel, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

Haxhiu takon katër eurodeputetë në Bruksel, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

“I guximshëm, i sinqertë, i drejtë, korrekt” – Emocione në Lubizhdë pas lirimit të Isni Kilajt

“I guximshëm, i sinqertë, i drejtë, korrekt” – Emocione në Lubizhdë pas lirimit të Isni Kilajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën