Thirrje për dorëheqje e përgjegjësi në ditën e dytë të protestës
Pas më shumë se dy orë, protestuesit kanë filluar të shpërndahen në protestën e dytë që u mbajtë sot në Prishtinë pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekaj, ku tashmë disa zyrtarë policorë dhe nga Prokuroria e Pejës janë suspenduar.
Protestuesit edhe sot me thirrje për dorëheqje e përgjegjësi kanë qëndruar para Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial, Këshilli Gjyqësor dhe Qeverisë së Kosovës.
Ata kanë vendosur mbishkrime me mesazhe të ndryshme ku kritikohet reagimi institucional./teve1.info/






