TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

by teve1
4 javë ago
2
A A
Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Para Gjykatës Themelore në Prishtinë, të akuzuarit për veprën “shkaktim i trazirave dhe rrezikim i rendit dhe qetësisë publike” u deklaruan të pafajshëm, ndërsa vendimi në rastin e tyre do të merret më 1 korrik.

Gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan, afër Prishtinës, më 28 qershor, Policia e Kosovës ndaloi 37 persona, me arsyetimin se ata “provokuan masën duke brohoritur parulla provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes”.

Një personi iu shqiptua gjobë, ndërsa 36 të tjerët u proceduan para gjykatës, por nuk u mbajtën në paraburgim.

Avokati Nikolla Todoroviq tha se të akuzuarve u janë konfiskuar dokumentet personale të identifikimit, si dhe se në mesin e të ndaluarve ka kryesisht serbë nga Serbia dhe vendet e rajonit.

“Ka mjaft shtetas të huaj që nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe njerëzit janë në vështirësi. Ata duhet të presin shpalljen e vendimit”, tha ai.

Serbët nga Kosova, nga Serbia dhe vendet e rajonit tradicionalisht mblidhen çdo 28 qershor në Gazimestan, për të përkujtuar Betejën e Kosovës, përkatësisht betejën kundër osmanëve më 1389.

Në hyrje të Gazimestanit, Policia e Kosovës u shpërndau vizitorëve një njoftim ku thuhej se nuk do të tolerohet “mbajtja dhe shfaqja e simboleve të ndryshme që përfaqësojnë ose nxisin urrejtje ndëretnike, fetare apo politike”.

Disa nga të pranishmit brohoritën “Kosova është Serbi” dhe kënduan këngë kushtuar Kosovës dhe Vidovdanit.

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe deklaroi se nuk e arsyeton dhe as nuk do ta arsyetojë kurrë çfarëdo thirrjeje për urrejtje, dhunë apo cenim të rendit publik, por se “këngët popullore, kujtimi i të parëve, veshja tradicionale dhe shprehja paqësore e identitetit fetar dhe kombëtar nuk mund të trajtohen, në vetvete, si rrezik për rendin publik”.

Kisha shprehu gjithashtu shqetësim për, siç tha, pretendimet se disa nga të ndaluarit ishin ekspozuar ndaj “keqtrajtimit fizik dhe psikologjik, shuplakave, goditjeve, fyerjeve, kërcënimeve, poshtërimit, si dhe pretendimeve se atyre u ishte kërkuar të brohorisnin ‘Kosova Republikë’, nën kërcënimin e rrahjes”.

“Këto pretendime duhet të hetohen dhe të verifikohen seriozisht. Edhe më shqetësuese janë pretendimet se një pjesë e veshjes tradicionale të njërit prej të ndaluarve ishte përdhosur dhe se disa personave u është ofruar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftim.

Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur t’i konfirmojë në mënyrë të pavarur pretendimet për keqtrajtim fizik dhe psikologjik të të ndaluarve.

REL-i i është drejtuar Inspektoratit Policor të Kosovës me pyetje nëse ka pasur ankesa ndaj policisë gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan dhe nëse është iniciuar ndonjë hetim, por nga ky institucion ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Gazimestani në Kosovë njihet gjithashtu për fjalimin që udhëheqësi i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, mbajti atje në vitin 1989.

Ky fjalim shpesh përmendet si hyrje në konfliktet e armatosura që pasuan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë dënoi ndalimet gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan, duke vlerësuar se bëhet fjalë për “një akt të turpshëm dhe të padenjë represioni”.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, njoftoi se ndalimet i konsideron si një përpjekje për frikësim dhe si dëshmi të “represionit të regjimit në Prishtinë”, duke shtuar se për rastin është njoftuar bashkësia ndërkombëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Joshua “i fortë” për Prengën, e nokauton në raundin e dytë

Joshua “i fortë” për Prengën, e nokauton në raundin e dytë

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën