Është një shtëpi ku për disa fëmijë nis një kapitull i ri.
Këtu ata gjejnë kujdes, ngrohtësi dhe një vend që me kohë u bëhet shtëpi.
Kjo falë edhe SOS nënave që kujdesen për ta.
Njëra prej tyre është Fatime Kajtazi, e cila tash e shtatë vjet punon si SOS nënë.
Aktualisht, ajo përkujdeset për pesë fëmijë.
Ndërsa, pjesa më e vështirë e punës së saj mbetet largimi i tyre
“Çika , domethënë, edhe më ka kapur nga këmbët, edhe ja bojshin, qendra e punës sociale largohu se teten e sheh përsëri, thojke jo, se a e din çfarë momente kam kaluar në këto. Domethënë, ajo pjesë ndoshta më rrinë gjithmonë në krye, edhe pse kam kontakte të vazhdueshme me fëmijë, domethënë që vijnë domethënë si vjet kanë qenë ngusht, e domethënë kaloj kohë me ta, shkoj i marr, shkojnë familjet e tyre. Po është ajo pjesa domethënë që më ka mbetur në mendje”, tha Fatime Kajtazi.
Por, krahas momenteve të vështira, janë edhe fjalët e fëmijëve ato që, sipas saj, e bëjnë këtë punë të veçantë.
“Fjalët më të shpeshta, domethënë, na thonë, për shembull, ushqimi që ja përgatisim, bëjnë “Të lumshin duart”, “Shumë mirë e paske përgatitë”. Ose, për shembull, nganjëherë kur e di, “Tete ti je nëna jem”. Domethënë, këto fjalë që na i thonë, kur kanë edhe kur kanë ndonjë kërkesë, domethënë, të veçantë, e thonë, domethënë, në atë mënyrën e vet që e dinë”, theksoi Kajtazi.
Lidhja me fëmijët, sipas Kajtazit, vazhdon edhe pasi ata largohen nga SOS Fshati.
“Është ajo pjesa kur mendon që janë rritur shumë shpejt. Edhe zakonisht, domethënë, e tregojnë për sukseset e tyre, për shembull, për mënyren se si janë adaptuar, për gjuhën që kanë arritur me mësuar për pak kohë. E kjo domethënë bën që tregojnë tete atje është kështu për shembull, këto është ndryshe, edhe në fakt po jo vetëm dhe pak, peng, pjesa kur janë këtu se i lypin në shoqëri, domethënë, kujdestarët, të cilat kanë punuar me ata. fëmijët, për shembull, i lypin, i takojnë këto që janë rritur me ata. Dhe është domethënë kjo që, e di që, akoma i mund t’i lidhën fëmijët në mes vete. Edhe kur flasim vazhdimisht në telefon me ata, i lypin me nënat, shtratet, kur kanë fjetur, domethënë, është një diçka që, e di, prapë se prapë, edhe pse kanë shkuar, ë, ju ka me, domethënë, ë, pjesa, një pjesë e kohës ose jetës këtu”, deklaroi Fatime Kajtazi.
Por përvojat e tilla mund të lënë gjurmë edhe në sjelljen e fëmijëve.
“Shfaq agresivitet, shfaq sjellje të papërshtatshme në shkollë, jo që mund të jetë fëmijë problematik, por mënyra se si e manifeston apo si e shpreh zemërimin e tij karshi një situate e tillë, siç është braktisja, e shpreh në atë formë të tillë. ka edhe probleme edhe me, mund të variojë me problemet në rastet e më të rralla dhe me me personalitet, për shkak që ka fëmijë të cilët janë pak më temperament dhe kanë vështirë adaptimin apo përshtatjen”, Shipor Gashi.
E kujdesi për fëmijët nuk përfundon menjëherë me largimin nga SOS Fshati.
“Mund të them unë vetëm zhvendoset ndoshta, jo komplet largohet, sepse ne kemi edhe programin e gjysëm pavarësisë, i cili mbështetet edhe tre vitet e ardhshme drejt autonomisë së fëmijëve, ku në këtë rasë mund të startojnë me pjesën akademike dhe domethënë me pjesën e regjistrimit të fakulteteve, t’i ndjekin ëndrrat e tyre, , kanë fillojnë të gjejnë punë pastaj edhe krijojnë familje pa problem”, potencoi Gashi.
Braktisja e fëmijëve në Kosovë vazhdon të mbetet një fenomen i pranishëm shoqëror, ndërsa Prishtina prin me numrin e fëmijëve të braktisur.



