TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Studentët paralajmërojnë marshin për nesër në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë paralajmëruar marsh për nesër, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Në një konferencë për media, ata bënë të ditur edhe kërkesat që do t’i paraqesin përmes një memorandumi me gjashtë pika.

by Jona Kelmendi
2 muaj ago
2 0
A A

E diela i gjeti pranë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Kështu, parlamenti studentor dolën sot para medieve.

E krejt kjo për të njoftuar për marshin që do ta mbajnë këtë të hënë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ata thonë se përmes tij duan të shprehin mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Marshi bën thirrje për unitet, dinjitet dhe solidaritet në një moment të rëndësishëm për vendin tonë. Studentët e UP-së, së bashku me studentë nga universitetet tjera publike e private, kanë përgatitur edhe një memorandum me gjashtë pika, i cili do të lexohet nga kolegët dhe do të publikohet pas përfundimit të marshit”, tha Flon Kastrati nga parlamenti studentor.

Kërkesa e tyre është që mbështetja për të akuzuarit në Hagë të vazhdojë gjatë gjithë procesit.

“Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ndjen obligim moral dhe përgjegjësi qytetare që të ngrejë zërin sot ndaj vendimit që e konsiderojmë thellësisht të padrejtë ndaj çlirimtarëve tanë. Nuk kemi se si të jemi të qetë derisa ata që na e sollën me lirinë, falë të cilëve ne sot studiojmë dhe arsimohemi të lirë, gjenden në Hagë”, deklaroi Donart Humolli nga parlamenti studentor.

Ndërkaq, studentët presin që nesër t’u bashkohen edhe kolegë nga universitete të tjera të Kosovës dhe nga Maqedonia e Veriut.

“Në këtë linjë, kërkojmë mbështetje financiare të pakushtëzuar, si dhe mbështetje të plotë politike e morale për të akuzuarit deri në përfundimin e këtij procesi dhe derisa t’i kemi çlirimtarët tanë në shtëpitë e tyre, pranë familjeve të tyre. Si Parlament Studentor dhe si studentë, jemi të vetëdijshëm se po kalojmë nëpër një situatë të vështirë dhe të rëndë. Për këtë arsye, e shohim më se të nevojshme të bëjmë një thirrje të hapur për unitet kombëtar”, deklaroi Humolli.

Gjithashtu, studentët potencuan mbështetjen e tyre të pastër kundrejt kësaj situate, derisa kërkuan nga subjektet politike të jenë më të bashkuara në këto momente.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Plakolli ngre dyshime për Abdixhikun: A fshihet ndonjë agjendë me Faton Pecin dhe LVV-në?

Plakolli ngre dyshime për Abdixhikun: A fshihet ndonjë agjendë me Faton Pecin dhe LVV-në?

Gashi për vërejtjet e raportit të KE-së: Bllokada institucionale ngadalësoi reformat

Gashi për vërejtjet e raportit të KE-së: Bllokada institucionale ngadalësoi reformat

Mustafa: Kthimi i ligjit e ka amortizuar politikisht PDK-në

Mustafa: Kthimi i ligjit e ka amortizuar politikisht PDK-në

Xani: Ka krisje në raportet mes Kurtit e Gërvallës, mund të kemi zgjedhje strategjike në vitin 2027

“InfoNata” 05.11.2026

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën