TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Për vetëm 7 muaj, diaspora dërgoi 828 milionë euro në Kosovë, me Gjermaninë në krye

828 milionë euro është vlera e remitencave të cilat diaspora i ka dërguar në familjet kosovare vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti. Listës i prinë Gjermania, që pasohet nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

by Adea Mustafaj
25 minuta ago
0 0
A A

Miliona euro dërgesa në para nga diaspora vazhdojnë të hyjnë në Kosovë.

Vetëm gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, vlera e remitencave ka arritur në 828 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 5.5% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Por , çka ka ndikuar në këtë ngritje, sipas Bankës Qendrore të Kosovës?

“Sa i përket faktorëve që mund të kenë kontribuar në këtë zhvillim, vlerësimi mbështetet në zhvillimet e përgjithshme që karakterizojnë flukset e remitancave, ndërsa interpretimet duhet të kuptohen si vlerësime të përgjithshme ekonomike. Në këtë kontekst, rritja e remitancave mund të reflektojë qëndrueshmërinë e lidhjeve ekonomike dhe familjare të diasporës me Kosovën, përmirësimin e të ardhurave dhe kushteve ekonomike të tyre në vendet ku jetojnë dhe punojnë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme financiare për familjet në vend. Gjithashtu, zgjerimi gradual i diasporës së Kosovës ndër vite ka krijuar një bazë më të gjerë të personave që dërgojnë remitenca, duke kontribuar në rritjen e flukseve hyrëse”, njofton BQK.

Pjesa më e madhe e këtyre parave, sipas ekspertëve, shfrytëzohet për konsum të përditshëm.

Andaj, sipas tyre, remitencat duhet të kanalizohen më shumë në investime.

“Remitencat dhe infuzioni financiar i diasporës do të duhej që të tentojë të kanalizohet në investime të për shembull në prodhimtari dhe kjo do të gjeneronte një ekonomi qarkore ku ne fillimisht do të rrisnim konsumi, do të rrisnim prodhimin e brendshëm që që të eliminonim një pjesë të importit dhe pastaj duke u zhvilluar këto biznese edhe më tepër dhe duke përdorur lidhjet që kemi, do të thotë në diasporë, të eksportonim këto produkte jashtë vendit e që do të ndikonte pozitivisht në rritjen e eksporteve të Kosovës, sepse ne kemi një bilanc tregtar jashtëzakonisht të pafavorshëm për ekonominë tonë, do të thotë kemi një mbulueshmëri të të importeve më pak se 15%”, deklaroi ekonomisti Fidan Qerimi.

Këtë kanalizim të remitencave, sipas Kushtrim Ahmetit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka një kohë që e kërkon.

Megjithatë, sipas tij deri më tani qeveritë nuk kanë treguar gatishmëri për një politikë të tillë.

“Nuk ka pasur gatishmëri prej asnjë prej qeverive në vendin tonë përgjatë gjithë periudhës prej se jemi si shtet, sidomos, që të ketë një politikë adekuate që do të ndikonte që këto remitenca të kenë një destinim të  qartë, pra të kenë destinimin e rritjes ekonomike që do të ndikonte edhe në rritjen e punësimit dhe pse jo, edhe do ta hiqte barrën e mërgimtarëve për të mbajtur familjarët e tyre në vendin tonë, duke e ditur që kanë një rol goxha të madhe në këtë drejtim”, tha Kushtrim Ahmeti nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Sipas të dhënave nga BQK burimi kryesor i remitancave është Gjermania nga e cila vijnë rreth 39% e remitancave totale të pranuara në Kosovë.

Ndërsa Zvicra renditet e dyta me 17% të totalit, duke vazhduar më pas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austrinë, Italinë, Belgjikën, Francën dhe Suedinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Studentët paralajmërojnë marshin për nesër në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Studentët paralajmërojnë marshin për nesër në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Mbështetje për punëtorin pas humbjes së punës, çka është fondi i sigurimeve shoqërore?

Mbështetje për punëtorin pas humbjes së punës, çka është fondi i sigurimeve shoqërore?

“Tete, t’i je nëna ime”, si manifestohet te fëmijët braktisja?

“Tete, t’i je nëna ime”, si manifestohet te fëmijët braktisja?

Policia përgënjeshtron dezinformatat për ndalimin e qytetarëve me flamuj të UÇK-së

Policia përgënjeshtron dezinformatat për ndalimin e qytetarëve me flamuj të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën