TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tërnava i reagon Krajës: Këto mund t’i thonë vetëm kokat e prishura

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tërnava: Për 400 ditë do të ndërtohet skeleti i Xhamisë Qendrore në Prishtinë

E vargut të reagimeve i është bashkëngjitur edhe Bashkësia Islame e Kosovës.

Kreu i këtij institucioni po e vlerëson si tendencioze analizën e Mehmet Krajës sa i përket fesë islame dhe në përgjithësi myslimanëve shqiptarë të Kosovës.

“Institucioni më i lartë shkencor te ne, Akademia e Shkencave dhe Arteve ç’është një e keqe flet për fenë Islame dhe flet pa asnjë turp, pas asnjë marrë. Flet me një injorancë të pa parë.  Flet për diçka që nuk e njeh, nuk e din, nuk e ka studiuar. Flet me raporte të cilat nuk kanë të bëjnë me neve shqiptarët muslimanë dhe mundohet përmes atij shkrimi të na degradojë dhe të na humb vlerat që i posedojmë, dhe të na e qes fenë tonë, kinse feja jonë ka qenë në shërbim të armiqve tanë”, tha Tërnava.

Kraja në publikimin e tij ndër të tjerash vlerëson se shqiptarët u konvertuan me dhunë në islam dhe si rrjedhojë kjo mund të ketë qenë një arsye, pse kosovarët dhe shqiptarët në përgjithësi përqafuan bektashizmin, si varianti më liberal i myslimanizmit, ose ndonjëherë i praktikuan dy fetë paralelisht, krishterimin dhe myslimanizmin.

“Për ta tejkaluar këtë gjendje dhe për t’ia pamundësuar Serbisë manipulimin me fundamentalizmin islamik në Kosovë, është e domosdoshme që qarqet vendimmarrëse të bashkësisë ndërkombëtare të mënjanojnë nga diskursi i tyre këtë perceptim të gabuar për Serbinë si “mbikëqyrëse” ose “frenuese” e fundamentalizmit islamik në Ballkan dhe t’i jepet më shumë besim Kosovës, që ta menaxhojë vetë situatën me radikalizmin fetar”.

“Konvertimi i paqëndrueshëm mund të ketë qenë një arsye, pse kosovarët dhe shqiptarët në përgjithësi përqafuan bektashizmin, si varianti më liberal i myslimanizmit, ose ndonjëherë i praktikuan dy fetë paralelisht, krishterimin dhe myslimanizmin”, ka shkruar Kraja.

Kreu i ASHAK-ut shkon edhe më tutje duke i cilësuar myslimanët e Kosovës si radikalë që u përdorën nga Serbia për qëllime politike.

E krejt këto Myftiu Tërnava i quan bajoneta të drejtuara drejt islami

“Këto mund t’i thonë vetëm kokat e prishura, njerëzit e prishur shpirtërisht, moralisht, sepse ku popull ka rezistuar, ky popull ka mbijetuar, ky popull është flijuar gjithherë me bindjen e thellë në zemër, me imanin në zemër në Zotin Xh.H. dhe Resululahun s.v.a.s., në themelet dhe parimet e fesë sonë të shenjtë. Ndaj edhe këto bajoneta të drejtuara kundër Islamit tonë, kundër besimit tonë duke na quajtur neve se jemi radikalë, jemi ekstremistë, jemi në shërbim të shërbimeve të huaja, jo”, tha ai.

Pas publikimit të analizës, Kraja ka marrë kritika të shumta, të cilat e kanë shtyrë atë që ta redaktojë tekstin, duke hequr prej tij pjesët ku janë përmendur ish-presidenti Hashim Thaçi dhe politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Gjini: Kosova është me fat për harmoninë ndërfetare

​Gjini: Kosova është me fat për harmoninë ndërfetare

​Osmani vlerëson punën e BIK-ut: Vazhdimisht jep kontribut atdhetar

​Osmani vlerëson punën e BIK-ut: Vazhdimisht jep kontribut atdhetar

Kurti viziton BIK-un për Kurban Bajram: Sakrifica dhe solidariteti obligim për të mirën e përgjithshme

Kurti viziton BIK-un për Kurban Bajram: Sakrifica dhe solidariteti obligim për të mirën e përgjithshme

Ipeshkvi Dodë Gjergji me apel për politikanët: Mendoni për të ardhmen, jo për pushtetin

Sot afati i fundit, Qeveria ende duke punuar në komentet për Planin e zbatimit të marrëveshjes

Kongresistët amerikanë takohen sot me Kurtin

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

Osmani uron qytetarët për Kurban Bajramin: Qoftë festë paqeje, solidariteti dhe shprese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën