TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tërheqja nga Ura mbi Ibër dhe Manastiri i Deçanit, a pritet të reduktohet prezenca e KFOR-it në Kosovë?

Pas më shumë se dy dekadash, KFOR-i pritet të nisë gradualisht të reduktojë praninë e tij në disa prej pikave më të ndjeshme të sigurisë në Kosovë. Policia e Kosovës është duke siguruar urën mbi lumin Ibër dhe Manastirin e Deçanit. Ekspertët e sigurisë e shohin këtë si dëshmi të forcimit të institucioneve të Kosovës, por edhe si një test për profesionalizmin dhe gatishmërinë e tyre. Por a pritet reduktimi i prezencës së KFOR-it në Kosovë?

by Doresa Geci
2 muaj ago
1 0
A A

Për gati tri dekada, u vendosën në pikat më të ndjeshme të vendit.

Në këtë formë, trupat e misionit të KFOR-it në Kosovë, ishin përgjegjës kryesor për sigurinë në Urën e Ibrit në Mitrovicë dhe Manastirin e Deçanit.

Por, të hënën u bë e ditur se nga këto dy vende do të fillojë tërheqja e tyre.

E kompetencat gradualisht do t’i kalojnë Policisë së Kosovës.
Për këtë, ky kalimi i përgjegjësive sipas ish-nënkolonelit, Refki Morina, është një test për institucionet e sigurisë në Kosovë.

“Tejkalimi i autorizimeve mbi Urën e Ibrit, gjithashtu edhe në manastirin e Decanit tregon një zhvillim të mirë për policin e Kosovës, por ndërkohë nuk do të thotë që kemi të bëjmë me një punë të re por përkundër duhet të tregohet një profesionalizëm , një maturi dhe një neutralitet në aspektin e patundshmërisë së ligjit në këto dy pika të ndjeshme ku Policia me profesionalizimin e saj do të ngrit besimin tek qytetari por edhe ndërkombëtarët”, shprehet Morina.

E lajm të mirë këtë, po e vlerëson edhe ish zëvendës- ministrit i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha.

Sipas tij kjo është një dëshmi tjetër e forcimit të mekanizmave institucional të Kosovës.

“Reduktimi i forcave të KFOR-it nga lumi Ibër konkretisht nga ura dhe nga Manastiri i Deçanit dhe kudo tjetër ku deri me tani ka qenë prani ekskluzive e tyre tregon në njërën anë që megjithatë që situata e sigurisë është nën kontroll dhe vlerësohet si e qetë, e menaxhueshme dhe se mbi të gjithë institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës tashmë kanë një zhvillim solid dhe të afta që të plotësojnë detyrat”, thotw Valdet Hoxha – jurist.

E nëse situata vazhdon të jetë e qetë, ekspertët thonë se NATO mund të reduktojë edhe më shumë praninë e trupave në Kosovë.

“Reduktimi i forcave të KFOR-it do të shkojë gradualisht në koordinim edhe më faktorin vendor por edhe ndërkombëtar në mënyrë që situata graduale hap pas hapi të kalojë në Policinë e Kosovës për shkak të profesionalizmit të saj të vazhdueshme por njëherë në rast të ndonjë incidenti në përmasë më të mëdha lë mundësinë që KFOR të kthehet dhe të vazhdojë punën e tyre”, vlerwson Morina.

Për zvogëlimin e mundshëm të trupave të NATO-s në Kosovë, javë më parë foli edhe vet komandanti i KFOR-it.

Sipas Ozkan Ulutash, ky proces do të bëhet në mënyrë graduale.

Ndryshe, kundër vendosjes së Policisë së Kosovës mbi Urën e Ibrit, i menjëhershëm ishte reagimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Ky i fundit të hënën mbrëma, tha se ndërhyri për të mos e lejuar hapjen e Urës së Ibrit, pasi sipas tij, KFOR-i dhe autoritetet kosovare donin ta bënin këtë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çitaku pret Hofreiterin, kërkon mbështetje të shtuar nga Gjermania për Kosovën

Çitaku pret Hofreiterin, kërkon mbështetje të shtuar nga Gjermania për Kosovën

Nis dita e gjashtë e protestës kundër vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së

Ndryshon orari i protestës në Prishtinë, nga sonte nis në 19:00

EULEX: Sundimi i ligjit dhe mbështetja e institucioneve të Kosovës, në thelb të punës sonë

EULEX: Sundimi i ligjit dhe mbështetja e institucioneve të Kosovës, në thelb të punës sonë

Kurti i shpreh ngushëllime familjes Kasapi

Kurti: Kemi filluar komunikimet për marrëveshjen për presidentin

Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, rreth 2 mijë persona të arrestuar dhe 305 policë të plagosur

Videot intime në rrjet/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës në polici

Videot intime në rrjet/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës në polici

Emrat e tyre u përfolën në videot intime me Adrian Hilën, reagojnë Aurela Gaçe, Fifi dhe Rozana Radi

Emrat e tyre u përfolën në videot intime me Adrian Hilën, reagojnë Aurela Gaçe, Fifi dhe Rozana Radi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën