TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ter Stegen reagon pas spekulimeve: “Dashuria ime për Barcelonën është absolute”

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Ter Stegen reagon pas spekulimeve: “Dashuria ime për Barcelonën është absolute”

Portieri gjerman i Barcelonës, Marc-André ter Stegen, ka reaguar publikisht përmes një deklarate drejtuar tifozëve “blaugrana”, duke sqaruar situatën e tij pas muajve të vështirë me lëndime dhe pas zërave që kanë qarkulluar së fundmi.

“Muajt e fundit kanë qenë të vështirë për mua, si fizikisht ashtu edhe personalisht. Prioriteti im ka qenë gjithmonë të rikthehem në fushë dhe ta ndihmoj ekipin,” u shpreh Ter Stegen.

Ai tregoi se vendimi për t’iu nënshtruar operacionit ishte i menduar mirë dhe i koordinuar me stafin mjekësor të klubit:

“Vendimi i qartë për të kryer operacionin u mor së bashku me profesionistët mjekësorë dhe u miratua nga klubi, me qëllim që të mbroj karrierën time afatgjatë.”

Ter Stegen gjithashtu iu përgjigj spekulimeve për përdorimin e lëndimit të tij në procesin e regjistrimit të lojtarëve të rinj:

“Ka pasur shumë spekulime të pabazuara. Dua të sqaroj se të gjitha nënshkrimet dhe rinovimet janë përfunduar para operacionit tim. Është e padrejtë të sugjerohet se dëmtimi im u përdor për të regjistruar të tjerët.”

Duke theksuar lidhjen e tij me klubin dhe qytetin, gardiani gjerman shtoi:

“Gjithmonë kam vepruar me profesionalizëm dhe respekt. E dua thellësisht Barcelonën, këtë qytet dhe tifozët. Angazhimi im ndaj klubit është absolut. Jam gati të bashkëpunoj me drejtuesit e klubit për ta zgjidhur këtë situatë në mënyrë konstruktive.”

Deklaratën e tij, Ter Stegen e mbylli me një mesazh emocionues për tifozët:

“Shumë gjëra mund të kenë ndryshuar, por një gjë nuk do të ndryshojë kurrë… Ju dua, ‘Culers’!”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria me Spanjën e Italinë në grup, në Evropianin për U21

Shqipëria me Spanjën e Italinë në grup, në Evropianin për U21

Etrit Berisha del kundër vendimit të FSHF-së, për natyralizimin e portierit italian

Kalmari synon rikthimin e portierit Etrit Berisha

Nelson Hysa synon titullin e botës ndaj Agit Kabayelit në Ditën e Flamurit

Nelson Hysa synon titullin e botës ndaj Agit Kabayelit në Ditën e Flamurit

Aubameyang pëson aksident me veturë para ndeshjes me Barcelonën

Aubameyang pëson aksident me veturë para ndeshjes me Barcelonën

Shqipëria me Spanjën e Italinë në grup, në Evropianin për U21

Shqipëria me Spanjën e Italinë në grup, në Evropianin për U21

Tensione në mbledhjen e Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Jugut

Përplasja në Kuvendin Komunal në Mitrovicë, Policia: Nuk ka elemente për inicim të rastit

Drafti i ri për Specialen gati, priten konsultime me BE-në

Drafti i ri për Specialen gati, priten konsultime me BE-në

Trumpi thotë se i ka kërkuar Putinit të tërheqë agresionin ushtarak në të gjithë Evropën

Trumpi thotë se i ka kërkuar Putinit të tërheqë agresionin ushtarak në të gjithë Evropën

Negroci nderon Krasniqin-përurohet lapidari kushtuar ish- zëdhënësit të UÇK-së

Negroci nderon Krasniqin-përurohet lapidari kushtuar ish- zëdhënësit të UÇK-së

Pas vitesh përplasjesh, Brad Pitt dhe Angelina Jolie arrijnë marrëveshje

Pas vitesh përplasjesh, Brad Pitt dhe Angelina Jolie arrijnë marrëveshje

Prenkaj: Gjasat e Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE janë më pak se zero

Prenkaj: Gjasat e Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE janë më pak se zero

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën