TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Te Shqipëria të motivuar për fitore në Çeki

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Te Shqipëria të motivuar për fitore në Çeki

Shqipëria synon fitoren në Pragë, për ta bërë edhe një hap përpara drejt kualifikimit në “Euro 2024”. Për besimin në fitore ka folur mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, të mërkurën në konferencën për shtyp. Gjimshiti ka thënë se Shqipëria është gati për ndeshjen me Çekinë dhe të gjithë lojtarët do të japin gjithçka nga vetja për rezultat të favorshëm.

“Sigurisht që mund t’ia dalim të fitojmë me Çekinë, pasi grupi ynë është shumë i fortë dhe jemi maksimalisht të motivuar për fitore. Jo vetëm kjo, por secila ndeshje është vendimtare për shkak se bëhet fjalë për 3 pikë. I kemi pesë ndeshje finale që do të japim maksimumin dhe do të shohim në fund se ku do të jemi.

Ne do të mundohemi të bëjmë lojë dhe të tregohemi të kujdesshëm në lojën në ajër dhe goditjet standarde, ku çekët janë të rrezikshëm. Motivimi është shumë i madh pasi e kemi parasysh rëndësinë e kësaj ndeshjeje”, shprehet Gjimshiti.

Gjimshiti ka pranuar se presioni është i madh për këtë ndeshje, mirëpo ka shtuar se ai së bashku me lojtarët e tjerë janë mësuar me duele të tilla. Ai ka thënë se dëshira për kualifikim në Evropianin e vitit të ardhshëm do të bëjë që mos ta ndiejnë presionin kur të dalin në fushë.

“Dëshira ime është të kualifikohemi në Evropianin e vitit të ardhshëm. Pesha e përgjegjësisë ndihet sigurisht, por kjo varet edhe prej karakterit të lojtarëve. Personalisht kam përvojë në ndeshjet me presion dhe nuk e kam problem të luaj edhe në këtë ndeshje tejet të vlefshme. Jam i bindur se të gjithë do ta përballojmë presionin pasi vetëm një gjë e kemi në kokë, kualifikimin në Evropian.

Çekia mbetet një ekip i fortë për t’u kualifikuar në Evropian. Mendojmë për ndeshjen me Çekinë, të japim gjithçka në këtë ndeshje dhe pastaj kemi tri ditë kohë të përgatitemi për Poloninë”, ka thënë mbrojtësi i kombëtares shqiptare.

Edhe selektori i Shqipërisë, Sylvinho, ka vlerësuar lart Çekinë. Mirëpo, trajneri brazilian ka thënë se ekipi i tij është maksimalisht i motivuar dhe kjo e gëzon pamasë.

“Kishim shumë pak kohë për t’u përgatitur, por kjo vlen për të dyja ekipet. Kemi punuar shumë dhe jemi përgatitur mirë në aspektin e analizës. Jam i kënaqur me grupin, kam parë lojtarët e motivuar dhe më gëzon fakti që të gjithë duan të luajnë dhe të jenë protagonistë. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe më vjen mirë që lojtarët janë gati të marrin përgjegjësitë e tyre.

Ne duhet të ecim në rrugën tonë në këtë sfidë, formacionin nuk e kam vendosur edhe pse e kam idenë e qartë se si do të luajmë. Kemi bërë paraqitje të mira në dy ndeshjet e fundit dhe kjo më jep optimizëm për duelin me Çekinë. Çekia është një kundërshtar shumë i fortë dhe ka lojtarë të nivelit të lartë, gjë që e kemi parasysh. Mirëpo, mendoj se kemi bërë një punë të mirë deri më tani dhe ekipi në këtë ndeshje futet në një formë shumë të mirë. Për mua e rëndësishme është që me Çekinë të luajmë mirë, të marrim pikë por mbase mund edhe të fitojmë përballë një kundërshtari të fortë”, ka thënë Sylvinho.

Sylvinho ka thënë se fokusi i Shqipërisë do të jetë shumë i lartë. Sipas tij, në ndeshje të tilla ekipi që bën më pak gabime do të fitoj. Ai pret që Shqipëria të bëjë një lojë të kujdesshme dhe sigurisht ta marrë maksimumin kundër Çekisë.

“Kemi lojtarë shumë të mirë dhe me sa më pak gabime dhe paraqitje të kujdesshme, ne mund ta marrim maksimumin. Pres që fokusimi i lojtarëve të jetë maksimal për shkak se një gabim më i vogli mund të kushtojë shumë. Taktikisht duhet të jemi të disiplinuar dhe të gatshëm për ta arritur synimin”, tha Sylvinho.

Në qershor Shqipëria fitoi 2:0 ndaj Moldavisë dhe 3:1 ndaj Ishujve Faroe. Në mars humbi 1:0 ndaj Polonisë, por shfaqi ndeshje pozitive. Tani para kuqezinjve janë ndeshjet vendimtare. Dueli mes Çekisë dhe Shqipërisë zhvillohet të enjten në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë dhe i takon Grupit E të kualifikimeve. Shqipëria është e dyta në grup me 6 pikë, një më pak se Çekia që prin në tabelë pas tri ndeshjeve të zhvilluara.

ShareTweet

Postime të ngjashme

City fiton me përmbysje

City fiton me përmbysje

Curtis Jones zyrtarisht lojtar i Interit

Curtis Jones zyrtarisht lojtar i Interit

Manchester City është pranë finalizimit të transferimit të Bouaddit

Manchester City është pranë finalizimit të transferimit të Bouaddit

Llapi dhe Gjilani përballen sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë

Llapi dhe Gjilani përballen sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë

City fiton me përmbysje

City fiton me përmbysje

​Prishtina stoliset me flamuj të UÇK-së, nënkryetarja Musmurati: Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve

​Prishtina stoliset me flamuj të UÇK-së, nënkryetarja Musmurati: Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve

Në Ferizaj konfiskohen gjashtë traktorë me dru pa dokumentacion

Në Ferizaj konfiskohen gjashtë traktorë me dru pa dokumentacion

Vazhdojnë temperaturat e larta, bëhet thirrje për kujdes

Temperatura të larta edhe gjatë javës së ardhshme

Shtrenjtimi i rrymës nuk prek veriun, disa qytetarë thonë se rryma duhet paguar

Njohësit e sigurisë:Narrativat serbo-ruse synojnë të frikësojnë serbët e Kosovës

Rinia Demokratike anulon aksionin e sotëm në nderim të policit të ndjerë, Altin Kryeziu

Rinia Demokratike anulon aksionin e sotëm në nderim të policit të ndjerë, Altin Kryeziu

Albulena Haxhiu, deputete apo u.d e presidentes? – çka thotë Kushtetuta?

Albulena Haxhiu ngushëllon familjen e policit që humbi jetën në krye të detyrës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën