TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gucati u bën thirrje deputetëve për votimin e Ligjit për Specialen: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

by teve1
8 minuta ago
0
A A
Gucati u bën thirrje deputetëve për votimin e Ligjit për Specialen: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të votojnë Ligjin për Specialen në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi ka njoftuar se seanca e ndërprerë të premten do të vazhdojë të enjten, nga ora 10:00, ndërsa në rend dite pritet të jetë edhe rishqyrtimi i këtij ligji.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Gucati ka kërkuar që deputetët, pa dallim partie apo bindjeje politike, të mbështesin ligjin dhe të mos ketë ndarje mes subjekteve politike për këtë çështje.

“Unë vetëm mund të bëj thirrje të gjithë deputetëve shqiptarë, pa dallim partie apo ideologjie, që nesër ta votojnë këtë ligj bashkërisht, të gjitha partitë. I bëj thirrje edhe LDK-së që të mos ndahet nga të tjerët, sepse ata deputetë e kanë marrë votën e qytetarëve të Kosovës për t’i mbrojtur interesat e tyre dhe interesat e atyre shokëve që i kemi atje brenda në Hagë”, ka deklaruar Gucati.

Ai është shprehur se pret që ligji të miratohet, duke theksuar se, sipas tij, nuk duhet të ketë kompromis politik kur bëhet fjalë për luftën e UÇK-së dhe sakrificën e dëshmorëve.

“Unë shpresoj që ky ligj nesër të kalojë dhe të votohet. Nuk duhet të bëhet kompromis me luftën dhe me gjakun e dëshmorëve. Ligji duhet të kalojë. Është bërë gabim që është kthyer në Kuvend, kam thënë atëherë dhe po e them edhe sot. Është mirë që ligji të votohet nesër, që të mos humbim kohë dhe të punojmë sa më shpejt dhe sa më shumë për lirimin e shokëve tanë”, ka thënë ai.

Gucati ka folur edhe për rëndësinë e përgatitjeve të mbrojtjes në procesin e Apelit, duke thënë se angazhimi duhet të vazhdojë përmes argumenteve dhe fakteve.

“Duhet të punojmë që në Apel të jemi të përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, që këtë gjykatë ta çmontojmë me argumente dhe fakte, sepse të gjitha faktet dhe argumentet janë në anën tonë. Unë mendoj se, nëse ne bashkohemi si shoqëri dhe si komb, mund të arrijmë atë që synojmë”, ka theksuar kryetari i OVL-UÇK-së.

Në fund, ai ka përsërituar thirrjen për unitet politik dhe shoqëror, duke kërkuar që deputetët të veprojnë bashkërisht lidhur me këtë çështje.

“Edhe një herë bëj thirrje që të jemi të bashkuar dhe të kemi unitet rreth këtij ligji dhe rreth asaj gjykate, që në fund të fitojmë”, ka përfunduar Gucati./teve1.info/

Tags: Hysni GucatiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Inspektorati kërkon masa shtesë për mbrojtjen e punëtorëve pas paralajmërimit për erëra të forta

Inspektorati kërkon masa shtesë për mbrojtjen e punëtorëve pas paralajmërimit për erëra të forta

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Mehmeti: Kurti na ndihmon ne dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës nëse e forcon Kosovën

Mehmeti: Kurti na ndihmon ne dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës nëse e forcon Kosovën

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Gucati u bën thirrje deputetëve për votimin e Ligjit për Specialen: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

Gucati u bën thirrje deputetëve për votimin e Ligjit për Specialen: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

Inspektorati kërkon masa shtesë për mbrojtjen e punëtorëve pas paralajmërimit për erëra të forta

Inspektorati kërkon masa shtesë për mbrojtjen e punëtorëve pas paralajmërimit për erëra të forta

“InfoNata” 18.11.2026

“InfoNata” 18.11.2026

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Mehmeti: Kurti na ndihmon ne dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës nëse e forcon Kosovën

Mehmeti: Kurti na ndihmon ne dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës nëse e forcon Kosovën

Investitorët japonezë shqyrtojnë mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik me Kosovën

Investitorët japonezë shqyrtojnë mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik me Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën