TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të rinjtë e Kosovës mësojnë për të drejtat pronësore në kampet verore të fushatës “Bëje tënden, Regjistroje pronën”

by Tëvë1
7 muaj ago
1
A A
Të rinjtë e Kosovës mësojnë për të drejtat pronësore në kampet verore të fushatës “Bëje tënden, Regjistroje pronën”

Këtë verë, qindra të rinj nga e gjithë Kosova zgjodhën një mënyrë të veçantë për të kaluar pushimet, duke diskutuar dhe mësuar rreth të drejtave të tyre pronësore.

Në vend të pushimeve tradicionale, ata morën pjesë në kampet verore të organizuara në kuadër tëfushatës “Bëje Tënden -Regjistroje Pronën!”, të implementuar nga ATRC me mbështetjen e Bankës Botërore dhe në bashkëpunim me YMCA dhe PEN.

Për disa prej tyre, kjo ishte hera e parë që dëgjonin nga afër për të drejtat që ligji u garanton,sidomos për barazinë mes vajzave dhe djemve në trashëgimi. Shumë prej të rinjve rrëfyen se në familjet e tyre ende mbizotëron ideja që pasuria duhet të kalojë te meshkujt, dhe se këto kampe u dhanë atyre kurajo për të sfiduar mendësitë e vjetra.

Gjatë këtyre kampeve, të rinjtë patën mundësi të diskutojnë hapur për çështje shpesh të heshtura në familjet kosovare, trashëgiminë, regjistrimin e pronës dhe rrugët ligjore për të mbrojtur të drejtat e tyre. Pjesëmarrësit, si nga komuniteti shqiptar ashtu edhe nga ai serb, krijuan një hapësirë të përbashkët ku ligjëratat, lojërat edukative dhe debatet ndërvepruese e bënë më të kuptueshme dhe të afërt temën e pronësisë. Ndërthurja e të mësuarit me argëtimin i bëri kampet tërheqëse dhe frytdhënëse.

Ekspertët ligjorë i udhëzuan të rinjtë me shembuj praktikë mbi ndarjen e trashëgimisë,procedurat e regjistrimit të pronës dhe rëndësinë e dokumentimit në kadastër. Ky angazhim sollindryshim të dukshëm në vetëdijen e tyre.

“Pronën duhet me e nda në dy pjesë të barabarta. Vajza duhet ta ketë pjesën e vet, kurse djali pjesën e vet”, tha një pjesëmarrëse, duke reflektuar ndikimin e drejtpërdrejtë të trajnimeve.

Edhe përfaqësuesit e partnerëve theksuan rëndësinë e informimit të hershëm. Stefan Stojanovićnga PEN u shpreh: “Me 30 të rinj nga komuniteti serb patëm mundësi të flasim hapur për të drejtat që shpesh nuk shpjegohen askund tjetër.”

Një nga vlerat më të mëdha të këtyrekampeve ishte krijimi i lidhjeve mes të rinjve nga komuna të ndryshme dhe forcimi i ndjenjës së përkatësisë në një shoqëri që synon barazi dhe drejtësi.

Përveç mësimit, kampet ofruan edhe një agjendë kulturore dhe sportive, duke përfshirë aktivitete rekreative, e punëtori të ndryshme. Kjo e bëri eksperiencën më gjithëpërfshirëse, duke i dhënë mundësi pjesëmarrësve të zhvillonin aftësi të reja shoqërore dhe të krijonin miqësi që shkojnëpërtej temës së trajnuar.

Këto kampe nuk ishin vetëm një mënyrë informimi, por edhe një hap drejt ndërtimit të bashkëpunimit mes komuniteteve dhe fuqizimit të gjeneratës së re për të marrë vendime të informuara mbi pronën që u takon pas moshës madhore. Për shumë pjesëmarrës, kjo përvojë u shndërrua në motivim që njohuritë e fituara t’i shpërndajnë në familjet e tyre, shoqëri dhe shkolla.

Në fund, këta të rinjë përcollën një mesazh të qartë, vetëdija qytetare dhe barazia në të drejtat pronësore janë themeli për një të ardhme më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse në Kosovë. Ata theksuan se vetëm përmes informimit, dialogut dhe pjesëmarrjes aktive të brezave të rinjmund të krijohet një shoqëri ku të drejtat e secilit respektohen pa dallim gjinie apo përkatësie etnike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Diaspora në fokus para zgjedhjeve, kritika ndaj partive për “kujdes sezonal”

Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup për mbrojtjen e gjuhës shqipe

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup për mbrojtjen e gjuhës shqipe

Një i vdekur dhe katër të lënduar nga një vetaksident në Dollc të Klinës

Një i vdekur dhe katër të lënduar nga një vetaksident në Dollc të Klinës

E enjte me diell dhe pak erë

Java nis me diell dhe vranësira të shpërndara

Diaspora në fokus para zgjedhjeve, kritika ndaj partive për “kujdes sezonal”

Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit

Plagoset një polic në Tiranë, i dyshuari në arrati

Plagoset një polic në Tiranë, i dyshuari në arrati

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup për mbrojtjen e gjuhës shqipe

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup për mbrojtjen e gjuhës shqipe

Një i vdekur dhe katër të lënduar nga një vetaksident në Dollc të Klinës

Një i vdekur dhe katër të lënduar nga një vetaksident në Dollc të Klinës

E enjte me diell dhe pak erë

Java nis me diell dhe vranësira të shpërndara

A e tradhëtuan fqinjët Shqipërinë në Eurovizion?

A e tradhëtuan fqinjët Shqipërinë në Eurovizion?

Përurohet unaza e brendshme në Prishtinë

Përurohet unaza e brendshme në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën