TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Tash detyrohem me ecë në këmbë…”- Pezullohet transporti urban në Ferizaj

Që nga kjo e martë qarkullimi i disa autobusë të transportit urban në Ferizaj është pezulluar. E këtë vendim nuk e pritën mirë vet qytetarët ferizajas.

by Fëllënza Krasniqi
9 muaj ago
0 1
A A

Rrugën për shtëpi, vendosi ta bëj më autobus.

Por, më të mbërritur në stacion, Enver Bajrami e mori lajmin e keq.

Linja më të cilën do të udhëtonte, ishte pezulluar.

Për këtë, Bajramit iu desh të kërkonte një alternativë.

“E bëri me parë, në rregull, 50 cent. Për mua edhe një euro lë të bëjnë nuk më kushton shumë, por për njerëzit këtu. Ka shumë si unë që duan të udhëtojnë deri në qytet atje e mos me pas një urbanë nuk e di çfarë të them nuk kam fjalë. Tash detyrohem ose me ecë në këmbë ose me marr një taksi” u shpreh një qytetar.

E dikush tjetër mendon se qarkullimi i autobusëve urban në qytet është i domosdoshëm.

“Nëse i kanë lëshuar këta prej Gjilanit me ardh e me hy në qytet atëherë ata autobusë nuk kanë nevojë. Po në qoftë se i ndalin ata, urbani gjithqysh duhet nëpër qytet me lëvizë se prej aty nuk po mundemi me ardh në këmbë ne në qytet”, u shpreh qytetari tjetër.

Një tjetër qytetare, thotë se autobusët urban në Ferizaj, nuk e respektonin orarin.

Prandaj vendimi për pezullim, sipas saj, është i duhur.

“Këta urban nuk kanë ardh me kohë asnjëherë është dashur me pritë e kemi mbet askund. Prej fshati kur po vijmë e po zbresim po duhet me prit s’di sa, por tani po zbresim ku duam edhe i kryejmë punët tona, kjo është më e mira që është bë”, ka thënë edhe një qytetar tjetër.

Linjat urbane që u pezulluan përkohësisht në Ferizaj, ishin A, A1, B dhe C.

E nga Komuna e Ferizajt, thonë se kjo u bë për shkak të disa punimeve.

“Pezullimi i transportit publik urban të udhëtarëve është bërë për shkak se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar bllokimin e segmentit të rrugës nacionale (N2) Prishtinë–Ferizaj–Shkup, brenda kufijve administrativë të Komunës së Ferizajt, për shkak të punimeve që po zhvillohen në kuadër të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale në hyrje të Ferizajt”. Kjo situatë pamundëson funksionimin e transportit urban, urban-periferik dhe ndërurban’, kanë njoftuar Komuna e Ferizajit.

Por, ndryshe thonë nga opozita në këtë komunë.

Brahim Osmani nga Vetëvendosje, vendimi për funksionalizimin e trafikut urban, ishte elektoral.

“Kur është votuar edhe në Kuvendin Komunal në mandatin e kaluar që kemi qenë si opozitë kemi  ngritë dyshimet dhe kemi treguar se në mënyrë se qysh e ka parashikuar Komuna trafikun urban nuk mund të jetë funksional. Pra ka dal të jetë funksionalizuar për shkak të zgjedhjeve e tash pas zgjedhjeve menjëherë është ndërprerë një pjesë e trafikut urban. Kjo është mos planifikim i duhur nga ana e Komunës për të qenë si duhet në funksion të qytetarëve të Komunës sonë”, theksoj Osmani.

Ndryshe, Komuna e Ferizajt ka apeluar te qytetarët që për lëvizje brenda zonës urbane me autobusë të shfrytëzojnë transportin urban-periferik dhe atë ndërurban.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet një mjet shpërthyes në Prizren, intervenon FSK-ja

Sulmoi fizikisht dy policë në stacionin policor në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Gani Geci ndalohet për 48-orë, dyshohet për veprën penale “Kanosje”

Gani Geci ndalohet për 48-orë, dyshohet për veprën penale “Kanosje”

Rama uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës:Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente

Kryeministri Rama në Luksemburg në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare

Mbi 45 mijë studentë protestojnë në Gjermani kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Dëmtohet gypi gjatë punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, ndërpritet furnizimi me ujë

Defekt në rrjetin e ujësjellësit në Prishtinë, një pjesë e madhe e qytetit mbetet pa ujë

Moti sot

Moti sot

Nimani: Anëtarësimi në NATO dhe beteja politike me BE-në për Specialen duhet të jenë prioritete të Kurtit

Nimani: Anëtarësimi në NATO dhe beteja politike me BE-në për Specialen duhet të jenë prioritete të Kurtit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën