TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tallja me popullin

by TËVË 1
9 muaj ago
7
A A
Tallja me popullin

Shpat Blakçori - Gazetar

Shkruan: Shpat Blakçori

Kosova është futur në një krizë të thellë institucionale për shkak të inateve primitive ndërmjet partive politike. Partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, insiston që Albulena Haxhiu të zgjidhet kryeparlamentare, me arsyetimin se ajo ka siguruar një numër të madh votash në zgjedhjet e fundit. Propozimi i tyre po kundërshtohet nga partitë opozitare, të cilat nuk e shohin Haxhiun si figurë unifikuese, prandaj kanë kërkuar një propozim tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje. Kjo është arsyeja kryesore pse Kuvendi i Kosovës nuk po konstituohet, pavarësisht disa përpjekjeve nga deputetët.

Në këto rrethana, ku Kosovën e presin procese të rëndësishme politike, vendi mbetet pa institucione të reja. Megjithatë, kjo situatë nuk po i shqetëson shumë të zgjedhurit e popullit, të cilët herë pas here shihen të relaksuar e të buzëqeshur nëpër korridoret e Kuvendit, sikur të mos kishin fare përgjegjësi. Ndoshta nuk janë të vetëdijshëm, por këto sjellje e kanë irrituar popullin. Vota e qytetarit në zgjedhjet e 9 shkurtit duhet të lexohet drejt. Qytetari i ka dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, por njëkohësisht i ka kërkuar bashkëpunim me partitë e tjera.

Pra, Kurti duhet ta kuptojë se nuk i ka më mbi 50% të votave, prandaj kompromisi, sado i dhimbshëm që mund të jetë për të, është i domosdoshëm për të dalë nga ky ngërç politik. Në këtë rast, do të ishte e arsyeshme që Lëvizja Vetëvendosje të lëshonte pe dhe të ndryshonte kandidatin, meqë është e qartë se Haxhiu nuk gëzon mbështetjen e shumicës. Ky veprim nuk do të tregonte dobësi, por do të ishte një veprim i matur politik, që do t’i hapte rrugë krijimit të institucioneve të reja.

Nëse Vetëvendosje vazhdon të insistojë në të njëjtin emër duke e thelluar bllokadën institucionale, atëherë kjo do të nënkuptonte se nuk është e interesuar të marrë përgjegjësi dhe të udhëheqë vendin. Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë treguar gatishmëri për të votuar kandidatë të tjerë për kryeparlamentar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Pra, nuk duhet shumë mend për të kuptuar se nevojitet një marrëveshje politike për të dalë nga kjo situatë.

Në një demokraci funksionale, marrëveshjet politike nuk janë tabu, por pjesë përbërëse e procesit qeverisës. Për fat të keq, në Kosovë, kompromisi shpesh perceptohet si tradhti ndaj elektoratit. Një qasje e tillë e mban të bllokuar jo vetëm sistemin politik, por edhe zhvillimet strategjike të vendit.

Nëse situata aktuale nuk zgjidhet dhe vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja, pasojat do të jenë të rënda. Jo vetëm që do të kishte zhgënjim tek qytetarët, por do të thellohej edhe më shumë kriza politike. Zgjedhjet e reja përveçse kanë kosto të lartë, do të vononin edhe më shumë krijimin e institucioneve, duke ndikuar negativisht në proceset integruese të Kosovës dhe në përfitimin e fondeve të rëndësishme nga Bashkimi Evropian.

Deputetët e zgjedhur po luajnë me fatin e Kosovës për shkak të interesave të ngushta, duke harruar interesin e vendit. Çmimin e shtrenjtë, si gjithmonë, do ta paguajnë qytetarët e këtij vendi.

Shpat Blakçori është gazetar i politikës në Tëvë1

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

A do të varrosë Grenlanda rendin aktual botëror dhe do t’i hapë rrugë një rendi të ri islam?

A do të varrosë Grenlanda rendin aktual botëror dhe do t’i hapë rrugë një rendi të ri islam?

Serbia i shndërron humbjet ushtarake në “festa kombëtare”

Beogradi urdhëron agjencitë e sigurisë të analizojnë doktrinën e re të SHBA-së

Masakra e Reçakut – drejtësi e vonuar, kërkon bashkëpunim dhe dëshmi

Masakra e Reçakut – drejtësi e vonuar, kërkon bashkëpunim dhe dëshmi

36 vjet nga “Flaka e Janarit”, përkujtohen katër heronjtë e rënë për liri në Rahovec

36 vjet nga “Flaka e Janarit”, përkujtohen katër heronjtë e rënë për liri në Rahovec

Eksplozivi i gjetur në Zubin Potok nga policia dyshohet se është prodhim i kompanisë serbe

Eksplozivi i gjetur në Zubin Potok nga policia dyshohet se është prodhim i kompanisë serbe

“Tash detyrohem me ecë në këmbë…”- Pezullohet transporti urban në Ferizaj

“Tash detyrohem me ecë në këmbë…”- Pezullohet transporti urban në Ferizaj

Aksidenti në Mamushë – Vetura godet mjetin e ndalur, polici shpëton për një “fije peri”

Aksidenti në Mamushë – Vetura godet mjetin e ndalur, polici shpëton për një “fije peri”

Shënohet Dita e Holokaustit

Shënohet Dita e Holokaustit

Dëmtohet Kurani në Gjakovë, policia nis hetimet

“Libri fetar i dëmtuar” – Myftiu Tërnava: Djegia e Kuranit të shenjtë më tmerron dhe më trondit

Shtatë të vdekur në një aksident në Rumani, dy prej tyre shqiptarë

Shtatë të vdekur në një aksident në Rumani, dy prej tyre shqiptarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën