TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Balotazhi i datës 9 nëntor

by tëvë1
10 muaj ago
2
A A
Balotazhi i datës 9 nëntor

Zgjedhjet lokale në Kosovë u mbajtën me 12 tetor 2025, për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe kuvendet komunale.

Sipas ligjit për zgjedhjet lokale, në komunat ku asnjë kandidat nuk mori më shumë se 50% + 1 të votave të vlefshme, zhvillohet raundi i dytë (balotazhi).

Balotazhi është caktuar për datën 9 nëntor 2025, në shumë komuna.

Balotazhi për kryetarë komunash përbën një moment kyç për rivalitetet politike në nivel lokal dhe për forcimin, dobësimin ose ndryshimin e ekuilibrave partiakë në komunat përkatëse.

Disa nga këto komuna ku shkohet në balotazh janë qytete të mëdha përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Pejën, Gjakovën, Gjilanin etj.

Shkaku kryesor pse ka kaq shumë komuna në balotazh është se shumica e kandidatëve nuk arritën të siguronin 50%+1 të votave në raundin e parë. Kjo reflekton fragmentimin e skenës politike lokale, ku nuk ka dominim të plotë nga një kandidat apo parti.

Rivalitetet politik

Balotazhi nuk është vetëm një garë mes dy kandidatëve për kryetar komune, por edhe reflektim i rivaliteteve më të gjera politike,

Forcat politike  në vend shohin në  balotazh mundësi për të fituar terren në terrene urbane ku  bëhet garë dhe ku ka ndikim të madh kombëtar. Për shembull, në Prishtinë, kandidati i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe kandidati i Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po ashtu  edhe në qytetin e Mtrovicës janë në garë të fortë kandidati i VV-së me të PDK-së

Zgjedhjet lokale  shihen si shansë nga partitë opozitare për të treguar forcë ose për të sfiduar pushtetin qendror.

Nga ana tjetër, partia në pushtet dëshiron të demostrojë se është e aftë të mbajnë ose zgjerojnë ndikimin dhe mbeshtetjen e tyre edhe në nivel lokal, gjë që do t’i ndihmonte në nivelin kombëtar që priten të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme së shpejti.

Rivalitetet përfshijnë jo vetëm çështje politike, por edhe interesa territoriale, lidhjet klienteliste, ndikim në zhvillim lokal dhe përfaqësim komunal.

Çështje të veçanta që bien në sy

Diaspora, për balotazhin e datës 9 nëntor, KQZ ka bërë të ditur se nuk do të hapet një periudhë e re për regjistrim të votuesve nga diaspora  pra, do të përdoret e njëjta listë si në raundin e parë.

Çka pritet të ndodhë dhe pse është e rëndësishme, fitimi në balotazh në një komunë kryesore (si Prishtina) mund të jetë simbolik që tregon se një forcë politike ka mbështetje të fortë urbane dhe mund të përdorë këtë si platformë për zgjerim kombëtar.

Humbja në balotazh për forcën politike që është favorite në raundin e parë mund të jetë goditje morale dhe strategjike, Rezultatet e balotazhit do të ndikojnë në stabilitetin politik në nivel lokal nëse kryetarët e ri arrijnë të bashkëpunojnë me asamble komunale, si dhe me Qeverinë qendrore, apo nëse do të ketë përplasje. Në shkallë kombëtare, rezultatet lokale shërbejnë si “termometër” i gjendjes së partive, dhe mund të nxisin ndryshime në strategji, koalicione apo lëvizje para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Si përfundim, balotazhi i 9 nëntorit në Kosovë është moment i rëndësishëm politik  nuk janë thjesht  zgjedhje lokale pasi që përbën test për partitë, shansë për ndryshim ose për konsolidim, dhe gjithashtu reflekton tensorë më të gjërë politikë në vend.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Askush nuk ka monopol mbi shqiptarizmin: rreziku i përçarjes fetare në Kosovë i provokuar nga Lëvizja e Deçanit dhe Lëvizja për Rikthim

Askush nuk ka monopol mbi shqiptarizmin: rreziku i përçarjes fetare në Kosovë i provokuar nga Lëvizja e Deçanit dhe Lëvizja për Rikthim

Kulla: Serbia ka blerë avionët që bombarduan Beogradin

Rrëfenjat e një vere të gjatë, të çuditshme, të nxehtë dhe të ndryshme

Mos harroni se edhe Sava Batarja thërriste në konvertim shqiptarët myslimanë

Mos harroni se edhe Sava Batarja thërriste në konvertim shqiptarët myslimanë

Dosja e intelektualit si kapitull i historisë së Kosovës

Dosja e intelektualit si kapitull i historisë së Kosovës

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën