TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trump shpall Arabinë Saudite “aleat të madh jashtë NATO-s” dhe avancon marrëveshjet ushtarake

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Trump shpall Arabinë Saudite “aleat të madh jashtë NATO-s” dhe avancon marrëveshjet ushtarake

Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën e ka përcaktuar Arabinë Saudite si një aleat të madh të SHBA-së jashtë NATO-së.

“Jam i kënaqur të njoftoj se po e çojmë bashkëpunimin tonë ushtarak në nivele edhe më të larta duke e caktuar zyrtarisht Arabinë Saudite si një aleat të madh jashtë NATO-s, gjë që është shumë e rëndësishme për ta”, tha Trump gjatë takimit me princin e kurorës saudite, Mohammed bin Salman në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo, megjithëse një lëvizje simbolike, i ofron partnerëve të jashtëm benefite në sferën e mbrojtjes, sigurisë dhe tregtisë, si dhe një privilegj në qasje në armët, trajnimet dhe kreditë amerikane.

Aleatë të tjerë të mëdhenj jo-anëtarë të NATO-s përfshijnë Bahreinin, Kolumbinë, Egjiptin, Izraelin, Japoninë, Kenian, Pakistanin, Katarin, Korenë e Jugut dhe Tunizinë.

Në darkën e princit me presidentin Trump, u formalizua poashtu vendimi për t’i shitur Mbretërisë Arabe aeroplanë ushtarakë F-35, ka raportuar Associated Press.

Zyrtarët izraelitë kanë sugjeruar se nuk do të ishin kundër blerjes së avionëve F-35 nga Arabia Saudite, për sa kohë që Arabia Saudite normalizon marrëdhëniet me Izraelin sipas kuadrit të Marrëveshjeve të Abrahamit.

Sauditët kanë thënë se do t’i bashkohen Marrëveshjeve të Abrahamit, por vetëm pasi të ketë një rrugë të besueshme dhe të garantuar drejt shtetësisë palestineze, një qëndrim që Princi Mohammad e përsëriti në takim.

Trump tha gjithashtu se SHBA-të dhe Arabia Saudite do të përfundonin një marrëveshje më të gjerë mbi çështjet ushtarake dhe të sigurisë gjatë vizitës dhe se SHBA-të do të vazhdonin me një marrëveshje bërthamore civile me Arabinë Saudite.

Të dy vendet nënshkruan gjithashtu një marrëveshje që u kërkon sauditëve të blejnë gati 300 tanke nga SHBA-ja.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulm para ambasadës së Izraelit në Beograd, vritet 18-vjeçari

Sulm para ambasadës së Izraelit në Beograd, vritet 18-vjeçari

Rama fton sërish studentët për dialog, shton sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Rama fton sërish studentët për dialog, shton sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Rashiq tregon çfarë pret nga ndryshimet politike në Serbi për raportet me Kosovën

Rashiq tregon çfarë pret nga ndryshimet politike në Serbi për raportet me Kosovën

Superliga, përballje interesante në xhiron e 12-të

Superliga, përballje interesante në xhiron e 12-të

Hoxha: Kosova duhet ta prezantojë në botë historinë e luftës çlirimtare përmes diplomacisë kulturore

Hoxha: Kosova duhet ta prezantojë në botë historinë e luftës çlirimtare përmes diplomacisë kulturore

Lëndohet Kaçuri, mungon te Kosova në duelet e nëntorit

Lëndohet Kaçuri, mungon te Kosova në duelet e nëntorit

Dënohet me 30 vjet burg i akuzuari për vrasjen e rëndë në Prizren

Dënohet me 30 vjet burg i akuzuari për vrasjen e rëndë në Prizren

Rrustemi: Sulmet e Serbisë pas vendimit në Hagë duhet ta marrin përgjigjen e duhur nga Republika e Kosovës

Rrustemi: Sulmet e Serbisë pas vendimit në Hagë duhet ta marrin përgjigjen e duhur nga Republika e Kosovës

Fitorja kundër Juventusit, mbrojtësi i Kombëtares: Krenar që jam pjesë e këtij ekipi

Fitorja kundër Juventusit, mbrojtësi i Kombëtares: Krenar që jam pjesë e këtij ekipi

Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

Nis inspektimi në Qendrën për Punë Sociale në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën