TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tallja me popullin

by TËVË 1
1 vit ago
7
A A
Tallja me popullin

Shpat Blakçori - Gazetar

Shkruan: Shpat Blakçori

Kosova është futur në një krizë të thellë institucionale për shkak të inateve primitive ndërmjet partive politike. Partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, insiston që Albulena Haxhiu të zgjidhet kryeparlamentare, me arsyetimin se ajo ka siguruar një numër të madh votash në zgjedhjet e fundit. Propozimi i tyre po kundërshtohet nga partitë opozitare, të cilat nuk e shohin Haxhiun si figurë unifikuese, prandaj kanë kërkuar një propozim tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje. Kjo është arsyeja kryesore pse Kuvendi i Kosovës nuk po konstituohet, pavarësisht disa përpjekjeve nga deputetët.

Në këto rrethana, ku Kosovën e presin procese të rëndësishme politike, vendi mbetet pa institucione të reja. Megjithatë, kjo situatë nuk po i shqetëson shumë të zgjedhurit e popullit, të cilët herë pas here shihen të relaksuar e të buzëqeshur nëpër korridoret e Kuvendit, sikur të mos kishin fare përgjegjësi. Ndoshta nuk janë të vetëdijshëm, por këto sjellje e kanë irrituar popullin. Vota e qytetarit në zgjedhjet e 9 shkurtit duhet të lexohet drejt. Qytetari i ka dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, por njëkohësisht i ka kërkuar bashkëpunim me partitë e tjera.

Pra, Kurti duhet ta kuptojë se nuk i ka më mbi 50% të votave, prandaj kompromisi, sado i dhimbshëm që mund të jetë për të, është i domosdoshëm për të dalë nga ky ngërç politik. Në këtë rast, do të ishte e arsyeshme që Lëvizja Vetëvendosje të lëshonte pe dhe të ndryshonte kandidatin, meqë është e qartë se Haxhiu nuk gëzon mbështetjen e shumicës. Ky veprim nuk do të tregonte dobësi, por do të ishte një veprim i matur politik, që do t’i hapte rrugë krijimit të institucioneve të reja.

Nëse Vetëvendosje vazhdon të insistojë në të njëjtin emër duke e thelluar bllokadën institucionale, atëherë kjo do të nënkuptonte se nuk është e interesuar të marrë përgjegjësi dhe të udhëheqë vendin. Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë treguar gatishmëri për të votuar kandidatë të tjerë për kryeparlamentar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Pra, nuk duhet shumë mend për të kuptuar se nevojitet një marrëveshje politike për të dalë nga kjo situatë.

Në një demokraci funksionale, marrëveshjet politike nuk janë tabu, por pjesë përbërëse e procesit qeverisës. Për fat të keq, në Kosovë, kompromisi shpesh perceptohet si tradhti ndaj elektoratit. Një qasje e tillë e mban të bllokuar jo vetëm sistemin politik, por edhe zhvillimet strategjike të vendit.

Nëse situata aktuale nuk zgjidhet dhe vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja, pasojat do të jenë të rënda. Jo vetëm që do të kishte zhgënjim tek qytetarët, por do të thellohej edhe më shumë kriza politike. Zgjedhjet e reja përveçse kanë kosto të lartë, do të vononin edhe më shumë krijimin e institucioneve, duke ndikuar negativisht në proceset integruese të Kosovës dhe në përfitimin e fondeve të rëndësishme nga Bashkimi Evropian.

Deputetët e zgjedhur po luajnë me fatin e Kosovës për shkak të interesave të ngushta, duke harruar interesin e vendit. Çmimin e shtrenjtë, si gjithmonë, do ta paguajnë qytetarët e këtij vendi.

Shpat Blakçori është gazetar i politikës në Tëvë1

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

“Vjosa-Kurti”, aleanca që po ndryshon skenën politike?

“Vjosa-Kurti”, aleanca që po ndryshon skenën politike?

Skandali nuk është fjala e Ferit Hoxhës

Skandali nuk është fjala e Ferit Hoxhës

Gazetarja rumune Julia Bahovski viziton për herë të parë Kosovën, ndan përshtypjet dhe opinionin e saj

Gazetarja rumune Julia Bahovski viziton për herë të parë Kosovën, ndan përshtypjet dhe opinionin e saj

Shkodra: Liderët opozitarë nuk kanë besu që i fitojnë zgjedhjet, kjo ndjehet nga votuesit

Kriza e moszgjedhjes së presidentit si pasqyrë e thellimit të krizës politike dhe institucionale në Kosovë

“LVV e LDK në garë për votën e mërgatës”, Nimani e Gashi tregojnë kush fiton

“LVV e LDK në garë për votën e mërgatës”, Nimani e Gashi tregojnë kush fiton

“InfoNata” 28.05.2026

“InfoNata” 28.05.2026

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Hapet konkursi për gradimin e policëve për gradën Toger

Gjini me kritika ndaj Kurtit në hapje të fushatës

Gjini me kritika ndaj Kurtit në hapje të fushatës

Hamza: Do t’i ulim çmimet, do ta heqim TVSH-në për produktet bazë, do t’i rrisim pagat dhe pensionet

Hamza: Do t’i ulim çmimet, do ta heqim TVSH-në për produktet bazë, do t’i rrisim pagat dhe pensionet

Krasniqi: E votojmë një Qeveri të opozitës, por nuk i bashkohemi

Krasniqi: E votojmë një Qeveri të opozitës, por nuk i bashkohemi

Nushi:PDK e LDK me gjasë kanë menduar se PSD do t’u bënte thirrje qytetarëve t’i votonin

Nushi:PDK e LDK me gjasë kanë menduar se PSD do t’u bënte thirrje qytetarëve t’i votonin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën