TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri për kontratat njëburimore: Ka dyshime të bazuara që mund të ketë ndonjë subjekt të korrupsionit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tahiri për kontratat njëburimore: Ka dyshime të bazuara që mund të ketë ndonjë subjekt të korrupsionit

Në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend po shqyrtohet propozim-rezoluta për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

Me ç’rast, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se kërkojnë nga të gjithë ministrat të raportojnë se mbi çfarë baze, mbi çfarë nacionaliteti dhe arsyeshmërie, i kanë nënshkruar këto kontrata njëburimore.

Madje, Tahiri vlerësoi se ka dyshime të bazuara që në këtë çështje mund të ketë ndonjë subjekt të korrupsionit.

“Ne po kërkojmë që në rezolutën që e ka propozuar Lidhja Demokratike, po kërkojmë që këta ministra të vijnë dhe të raportojnë mbi çfarë baze, mbi çfarë nacionaliteti, mbi çfarë arsyeshmërie, i kanë nënshkruar këto kontrata njëburimore, për shkak se dyshimi është i bazuar që këtu mund të ketë subjekt të korrupsionit. Pra, lidhje të shkurtë mes organit kontraktues që është Ministria, apo çfarëdo ndërmarrje publike”, deklaroi Tahiri para deputetëve.

Po ashtu, shefi i AAK-së, theksoi se Qeveria e Kosovës, respektivisht institucionet kontraktuese, duhet të raportojnë me shkrim në mënyrë të saktë, pse i kanë lidhur këto kontrata.

E të rëndësishëm në këtë diskutim e konsideroi edhe Zyrën Kombëtare të Auditimit, për të cilët tha se duhet të angazhojnë një ekip speciale për auditimin e kësaj çështje.

“Çështja e dytë, ne kemi një institucion kushtetues që quhet Zyra Kombëtare e Auditimit, kjo zyrë ka një rol të jashtëzakonshëm, e ne kur ta ftojmë si institucion në Kuvend, kjo zyrë duhet të bëjë auditim të veçantë, një ekip speciale e cila e auditon këtë çështje. Ndoshta të gjithë mund të dalin faqebardhë”, potencoi tutje Tahiri.

Kjo rezolutë i është prezantuar Kuvendit të Kosovës nga partitë opozitare, të cilat kanë nënshkruar kërkesën për seancë./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputeti i PDK-së paralajmëron inicimin e procedurave për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës

Deputeti i PDK-së paralajmëron inicimin e procedurave për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

KRU Prishtina paralajmëron shkyçje për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU Prishtina paralajmëron shkyçje për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Aleanca propozon ndryshimin e Ligjit për Pensionet

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Zhegrova pritet të largohet janar nga Juventusi

Gjyqtarë nga Portugalia për “Kuqezinjtë”

Gjyqtarë nga Portugalia për “Kuqezinjtë”

Nisin në Abu Dhabi bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së

Nisin në Abu Dhabi bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së

Deputeti i PDK-së paralajmëron inicimin e procedurave për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës

Deputeti i PDK-së paralajmëron inicimin e procedurave për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës

Të paktën 11 të vdekur dhe 50 të plagosur nga dy aksidente masive në autostradë në Bullgari

Të paktën 11 të vdekur dhe 50 të plagosur nga dy aksidente masive në autostradë në Bullgari

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Trepça e Bashkimi vazhdojnë me përballjet evropiane

Trepça e Bashkimi vazhdojnë me përballjet evropiane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën