Disa lojtarë, në mesin e të cilëve është edhe Edon Zhegrova, pritet të largohen nga skuadra e Juventusit në afatin kalimtar të dimrit.
Medimet italiane kanë bërë të ditur se trajneri Luciano Spalletti, tashmë ka identifikuar lojtarët që do të largohen nga ekipi.
Sa i përket Zhegrovës, thuhet se Spalletti nuk është i bindur nga sulmuesi i krahut, të cilit ende nuk i ka besuar një vend titullari në asnjë ndeshje kampionale.
Spalletti ka kritikuar vazhdimisht Zhegrovën për mungesën e qëndrueshmërisë dhe përqendrimit në fushë dhe për këtë arsye nuk llogarit në shërbimet e tij.
Po ashtu, thuhet se edhe Zhegrova nuk është i kënaqur me rolin e rezervistit te Juventusi dhe mund ti shqyrëtojë opsionet për t’u larguar në janar.
Në 9 ndeshje të luajtura në Serie A këtë sezon, Zhegrova ka dy gola e po aq asistime kurse me Juventusin ka kontratë deri në vitin 2030.









