TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri nga protesta: Kurti dhe deputetët e VV-së të kthehen në Kuvend dhe ta votojnë ligjin

by Tëvë1
41 minuta ago
0
A A
Tahiri nga protesta: Kurti dhe deputetët e VV-së të kthehen në Kuvend dhe ta votojnë ligjin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, së bashku me Altin Krasniqin, djalin e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, kanë dalë te protestuesit në shesh, ku janë deklaruar lidhur me zhvillimet rreth Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Tahiri ka bërë thirrje sërish ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të kthehen në Kuvend dhe të marrin pjesë në votimin e dytë të Projektligjit.

Ai ka thënë se në ambientet e Kuvendit aktualisht ndodhen deputetët e PDK-së dhe AAK-së, ndërsa, sipas tij, deputetët e VV-së dhe LDK-së nuk janë në sallë.

“Qytetarët me të drejtë kanë kërkuar që deputetët të qëndrojnë në Kuvendin e Kosovës. Do të jemi edhe në shesh edhe në Kuvendin e Kosovës deri në minutat e fundit, sa të përfundojë mandati. Janë të gjithë deputetët e PDK-së dhe Aleancës. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka kërkuar që çështja e miratimit të ligjit të mos lidhet me zgjedhjen e presidentit.

“Kanë mbetur vetëm edhe disa orë. Krejt çka po kërkojmë është që Albin Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të kthehen në Kuvendin e Kosovës. Ligji është obligim kombëtar të votohet, është urgjencë. Po tentohet të krijohet si pazar politik çështja e presidentit. Ligji është obligim kombëtar, presidenti përgjegjësi politike. Në këto rrethana është shumë e rëndësishme të krijohet konsensus. E rëndësishme është që ligji të votohet, por nuk duhet të lidhet me çështjen e presidentit”, është shprehur Tahiri.

Ndërkaq, Altin Krasniqi ka thënë se të gjithë deputetët duhet të jenë në Kuvend dhe të marrin pjesë në votimin e Projektligjit.

“Nuk është çështje politike Ligji për Specialen. Ata duhet të jenë në Kuvend të votojnë ligjin dhe të mos e kthejnë në çështje politike dhe të procedohet me çështje të tjera. Protestuesit po bëjnë protestë të qetë, prandaj edhe në mënyrë proporcionale duhet të jetë edhe përgjigjja e Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia jep detaje për protestën: Gjashtë zyrtarë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore

Policia jep detaje për protestën: Gjashtë zyrtarë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore

Peci i bën thirrje LDK-së për reflektim: Kanë mbetur 24 orë për zgjedhjen e Presidentit

Peci i bën thirrje LDK-së për reflektim: Kanë mbetur 24 orë për zgjedhjen e Presidentit

Komandanti i Policisë-protestuesve: Nuk tolerojmë njerëz me maska

Komandanti i Policisë-protestuesve: Nuk tolerojmë njerëz me maska

Nagavci: Protestuesit janë nxitur nga struktura të PDK-së

Hamza i bashkohet protestës: Nuk ka asnjë arsye që ligji të mos aprovohet në dy lexime

Hamza i bashkohet protestës: Nuk ka asnjë arsye që ligji të mos aprovohet në dy lexime

Nis të qetësohet situata, protestuesit rikthehen në shesh pranë Qeverisë dhe Kuvendit

Nis të qetësohet situata, protestuesit rikthehen në shesh pranë Qeverisë dhe Kuvendit

Rexhepi pas incidentit me protestuesit: Kërkimfalja nuk e mbyll rastin, do ta procedoj në organet kompetente

Rexhepi pas incidentit me protestuesit: Kërkimfalja nuk e mbyll rastin, do ta procedoj në organet kompetente

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën